Në vitin 2013 do të jetë gati anija kozmike evropiane pa astronaut në bord. Pas dy viteve punë, tashmë mjeti i parë hapësinor pa bord drejtues do të lëshohet në hapësirë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (AEH).
“Në vitin 2013 anija kozmike do të jetë gati për debutimin e parë të saj në hapësirë”, tha drejtori i lëshimeve hapësinore të AEH-s, Antonio Fabrci
Anija do të hidhet nga Guajana franceze në Amerikën e jugut me hedhësin Vega. Që nga këtu anija do të bëj një fluturim suborbital deri në kuotën hapësinore të 450km me një shpejtësi prej 7.5 km në sekondë. Me pas anija do të rifutet në hapësirë dhe do të ulet në oqeanin Paqësor me anë të një parashute.