Zbulohet sekreti i Biblës së Marco Polo
Është prej lëkure viçi dhe jo qingji, siç mendohej më parë, materiali me të cilin janë bërë faqet e së ashtuquajturës “Bibla e Marco Polo”.
Bëhet fjalë për Biblën e çmuar që ka mbërritur në Itali nga Kina dhe që ruhet në Bibliotekën Mjekësore të Firences që prej vitit 1685.
Sekreti i fundit i saj është zbuluar nga një hetim shkencor i papreçedent nga kërkuesit e Universitetit të Milanos, të cilët kanë analizuar proteinat e librit.
Studimi i ekspertëve të Politeknikut është ilustruar gjithashtu me detaje në një artikull të publikuar në revistën “Journal of Proteomics”.