Një gazetar meksikan i rrëmbyer një ditë më parë nga një grup personash të armatosur në shtetin e Sonores, është gjetur i vrarë përgjatë një rrugë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e rajonit që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara.
“Trupi i reporterit Marco Antonio Avila është gjetur pa jetë. I janë gjetur gjurmë dhune dhe kishte madje edhe një mesazh nga narkotrafikantët”, ka deklaruar Jose Larrinaga, zëdhënësi i Ministrisë Publike të shtetit të Sonorës, i cili nuk ka dashur të deklarojë mesazhin e shkruar.
Këtë vrasje e ka dënuar edhe Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut.
Numri i gazetarëve të vrarë shkon në shtatë në Meksikë që nga fillimi i këtij viti.
Marco Antonio Avila, 39 vjeç, reporter i gazetës El Regional në shtetin ku jetonte, ishte rrëmbyer këtë të premte nga tre burra të armatosur, të cilët më pas e kanë futur në një makinë dhe janë nisur drejt Obregonit, rreth 1700 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit “ Meksiko”.
Shkon deri në 3 numri i gazetarëve të vrarë vetëm gjatë dy javëve, në një vend që është bërë më i rrezikshmi për ata që kryejnë këtë punë. Komisioni Kombëtar i Meksikës për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar se janë 84 gazetarët të vrarë qe nga viti 2000 deri ne vitin 2012, ndërsa 14 reporterë të tjerë rezultojnë të zhdukur. /Hermes News/
Përgatiti: E.L