Glen Rose eshte nje vend shume i famshem per gjurmet e dinosaurve qe jane gjetur ne ate vend.
Sipas nje historie me te fundit sipas Texas Observer, ky eshte edhe nje vend i ri per te krijuar nje histori te njerezimit, apo me sakte histori te fillimit te jetes ne Toke, ne nje menyre te re, duke i bashkengjitur keto fakte te gjetura aty.
"Ne fillim, Zoti krijoi dinosauret dhe njerezit dhe ata ecen se bashku ne Teksas. Te pakten keshtu pretendohet nga njerezit qe jetojne ne Glen Rose.", - Robyn Ross shkroi ne punimin e tij prej pothuajse 3,000 fjale.
Turizmi eshte nje industri 23 milion dollareshe ne qytetin e vogel prej 2400 banoresh.
Shume njerez shkojne ne kete vend per te pare gjurmet e dinosaurve dhe te njerezve qe provojne bashkejetesen ndermjet ketyre te dyve. Megjithate, me pak se dy milje ne rruge nga Dinosaur Valley State Park, nje atraksion tjeter kerkon te terheqe vemendjen: Muzeu i Evidencave te Krijimit, i themeluar nga Carl Baugh.
Ashtu si edhe Museu i krijimit ne Kentucky, edhe ekspozita e Baugh i tregon njerezit dhe dinosauret qe jetojne krah ne krah.
Ka shume njerez qe besojne qe gjurmet e njerezve jane te ruajtura prane gjurmeve te dinosaurve, duke mundesuar keshtu rezidenca fosile qe ata kane jetuar ne te njejten kohe.
"Pothuajse kushdo ne Glen Rose beson qe njerezit dhe dinosauret kane ekzistuar ne te njejten kohe.", - thote nje prej rezidenteve, Alice Lance.
"Konflikti i vetem qe ne kemi eshte kur vijne disa njerez nga metropolitanet qe nuk e kane shume te theksuar ndienjen e besimit dhe duan te vazhdojne te besojne ne historine ashtu si e dine ata."
Megjithese me vone dikush shpalli qe kishte qene gjithcka nje mashtrim per te fituar popullaritet dhe para, kjo nuk eshte e vertetuar. Mund te jete edhe e vertete.
Deri tani nuk eshte arritur ne nje rezultat perfundimtar nga analizimi i gjurmeve. Nese jane me te vertete ne te njejten kohe, atehere kjo do te ndryshonte komplet historine ashtu si ne e njohim. Keto prova do te hidhnin poshte Teorine e Evolucionit.
Ne fakt nuk eshte hera e pare qe pretendohet qe njerezit dhe dinosauret te kene bashkeekzistuar me njeri-tjetrin, pasi pretendime te tilla jane ngritur edhe me pare nga njerez te tjere.
Por megjithese skeptiket vazhdojne te ngelen te tille, dhe nuk e besojne, njerezit qe shkojne cdo vit te vizitojne gjurmet e lena nga njerezit dhe dinosauret ne te njejtin gur, ngelen te mahnitur nga ajo cfare shohin.
Megjithese nuk mund te vendoset me saktesi mbi vertetesine e gjurmeve, ka disa te dhena te tjera qe mund te na bejne te mendojme qe vertet dinosauret dhe njerezit kane ekzistuar ne te njejten kohe.
Nje prej te dhenave eshte edhe nje piktograf e gjetur ne kanionin Havasupai ne Grand Canion, ku tregohen njerezit qe ishin duke gjuajtur dinosaure. Si do te shpjegohej ndryshe kjo?
Njerezit gjithahstu kane gjetur gure me motive te ngjashme por shume me te sakta dhe me te detajuara. Keto gure jane gjendur ne Ica , Peru. Ne nje prej gureve qe gjendet ne Dinosaur Adventure Land, Pensacola, Florida, duket qartesisht nje njeri qe eshte duke i prere koken nje dinosauri. Ne nje tjeter, nje dinosaur e ka kapur nje njeri prej koke, dhe shpirti i tij eshte duke u larguar. Eshte e arsyeshme te mendohet qe njerezit qe kane bere keto vizatime, kane pare krijesat jetuese dhe jo nje grumbull kockash fosile.
Megjithate, debati vazhdon ende.