Lady Gaga u njoftua se nuk mund te shfaqet dot ne Indonezi, pasi me t’u mesuar se po pergatitet per nje koncert aty, filluan protestat dhe kundershtimet nga ekstremistet islamike.
Dhe me sa duket kengetarja 26-vjeçare u merzit kaq shume, sa qe harroi te vishte pantallonat…
Keshtu, ajo doli nga shtepia me nje xhup dhe nje pale geta te grisura, si dhe veshi kepucet e saj “me kate” dhe shkoi ne aeroportin nderkombetar Narita te Japonise, per t’u larguar nga ky vend, ku pak dite me pare kishte dhene jo nje por plot 3 koncerte ne Saitama Super Arena!
Te mesuar me veshjet e saj ekscentrike dhe surprizat stilistike, Lady Gaga na ben tashme pershtypje vetem kur e shohim me veshje serioze.