I madhi dhe i ndjeri, Steve Jobs, i dhuroj botës, iPod, iPhone dhe iPad, por u zbulua pak kohë më se nëse do të jetonte akoma do të na kishte dhuruar dhe një… “iCar”!
Mickey Ntrexler, Drejtor Ekzekutiv i Apple dhe anëtar i bordit të kompanisë që nga viti 1999, zbuloi vizionin e Steve Jobs, për të krijuar “iCar” gjatë një konference në Nju Jork.
“Shikoni sektorin e industrisë së makinave -është thjesht tragjedi në Amerikë. Kush i harton këto makina?”, tha Ntrexler, duke shtuar: “Ëndrra e Steve para se të vdiste ishte të krijonte një iCar”.
Por, fatkeqësisht Jobs, nuk ia arriti qëllimit. Po të kishte arritur ta realizonte, Ntrexler beson se do Ideja dhe iCar e Jobs, brenda një kohe rekord do të kishte fituar më shumë se 50% e tregut.
Edhe pse ideja e Jobs për krijimin e një iCar, nuk u realizua, ai mundi të ndihmojë në hartimin e një Jahti luksozë dhe të një Jeti privat para se ai të largohej nga jeta tetorin e vitit të shkuar./albobserver/