Përveç votave, tani politikanët vjedhin edhe makina
Politikanët zakonisht akuzohen për vjedhje votash, sidomos në vende me një demokraci jo të konsoliduar. Por, një politikan në Zimbabve akuzohet për vjedhje makine.
38-vjeçari Aaron Muzungu, anëtar i një partie të vogël opozitare, ndërsa ishte prezent në një panair, ka vjedhur një Ford Ranger. Ai ia ka hipur makinës gjasme do ta provonte dhe më pas është arratisur me të. 38-vjeçari është ndaluar vetëm pas 1300 kilometrash dhe tashmë do të përballet ne gjykatë me akuzën e vjedhjes edhe pse pas arrestimit ka deklaruar se kishte ndërmend që ta blinte makinën.