SHBA: Për herë të parë lindjet e “bardha” janë më të pakta se ato me “ngjyrë”
Për herë të parë në historinë e saj në SHBA lindjet e “bardha” jo- hispanike janë minoritet. Kjo do të thotë që fëmijët e lindur nga minoritetet etnike dhe racore tani përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të lindjeve në këtë vend.
Lajmi është bërë public nga kanali prestigjioz BBC sipas të cilit, të zinjtë, hispanikët, aziatikët si dhe racat të tjera kanë sjellë në jetë 50.4 përqind të fëmijëve që kanë lindur në vitin 2011. Krahasuar me vitin 2008 numri i lindjeve të bardha ka rënë me 11.4 përqind krahasuar me vetëm 3.2 përqind për minoritetet.
Sipas sociologëve një factor kyc në këtë ngadalësim është zhvillimi ekonomik që ka pësuar rënie këto vitet e fundit. Sirrjedhojë duke qenë se të “bardhët’ janë më të kujdesshëm në planifikimin familjar,janë ata që janë frenuar më shumë për të bërë fëmijë. Në SHBA minoritetet përbëjnë sot 36.6 përqind të popullsisë totale.