Akullore me shije hashashi
Dihet se gjithkush nga ne ka provuar çdo lloj shije akulloreje klasike, si p.sh, çokollatë, vanilje, luleshtrydhe, banane etj!Por, akullore me shije marjuhane, sigurisht që askush! A s’është paksa e çuditshme kjo shije!Këtë shije “dehëse” në akullore e ka shtuar tashmë një biznesmen amerikan. Nëse te ju “fanatikët”, u ndezën llambat e shijes dhe po e prisni me pa durim, kujdes, se do të zhgënjeheni, pasi akoma kjo shije e veçantë dhe e rrallë akulloreje nuk është legalizuar në Amerikë.Akullorja e famshme, akoma nuk ka dalë në treg për konsum të lirë. Ajo përdoret nga pacientë të cilët më parë ishin përdorues të rregullt të marjuhanës, vetëm nën këshillimin e mjekut dhe me anë të recetës së lëshuar prej tij, për arsye mjekësore.Akullorja me shije marjuhane kushton 15 dollarë; lejohet ta konsumojnë vetëm të rriturit.Bima e marjuhanës kultivohet vetëm për arsye mjekësore në shtetin e Kalifornisë në Amerikë. Shteti i Kalifornisë, fiton mbi 1.5 miliardë euro në vit vetëm nga tatimi i kultivimit të marjuhanës.Mbetet për t’u theksuar se, një përqindje shumë e madhe e qytetarëve të Kalifornisë janë pro legalizimit të akullores me shije marjuhane.