Wall Street? Faleminderit, do festoj me miqtë
Kur bursa e njohur amerikane Wall Street të nisë punën sot, sytë e botës do jenë tek Mark Zuckerberg, 28 vjeç. Shkak: Për herë të parë Facebook do jetë tani në bursë. Por Zuckerberg nuk do jetë aty.
Ndërkohë që shefat e kompanive janë mësuar që të paktën në mënyrë simbolike t’i bien ziles që njofton nisjen e punës, miliarderi i ri e ka shpërfillur këtë traditë dhe do e festojnë lancimin gjigand në bursë me miqtë e tij në Kaliforni.
Për njerëzit e Wall Street kjo është një fyerje, për Zuckerberg thjesht një veçori personale.
Tetë vite pas themelimit, Facebook është bërë një gjigand botëror. I lindur në një dhomë konvikti, tani ai vlen 104 miliard dollarë. Në total është më i shtrenjtë se tre gjigandët gjermanë BMW, Deutsche Bank dhe Adidas, të marra së bashku.