14-vjeçari gjen nje gisht te prere brenda sandviçit
Vështirë ta kishte menduar që në sanduçin e blerë në restorantin "Arby's" do të kishte bërë një zbulim të tillë. Ryan Hart, një 14-vjeçar nga Blackman Township i Michigan ka treguar që sapo kishte kafshuar sandviçin e tij, kur dhëmbët i takuan në diçka që i ngjante si gomë. E pasi e hapi sanduiçin rezultoi se veç djathit, salsës dhe përbërësve të tjerë, përfshihej edhe një gisht, gati një inç i gjatë dhe çerek inç i hollë.
“Isha gati të villja, pasi ishte shumë e pështirë”, ka treguar ai për shtypin lokal. Mirëpo horrori shtohet, përderisa mësohet se me shumë mundësi, gishti duhet të jetë i një punonjësi të restorantit, të cilit i duhet të jetë prerë duke përdorur prerësen e sallamit.