Ai është cilësuar si personi më i ndershëm në Britaninë e Madhe. Kjo pasi kishte deklaruar tre ora Rolex. Punonjës që merret me pastrimin e pusetave në Britani ka gjetur tri ora rolex, vlera e të cilave është rreth 33 mijë dollarë bëjnë të ditur mediat.
“E gjeta në të njëjtën pusetë. Kjo e dyta ishte dhe e paketuar” deklaroi me modesti Aaron Large.
Për policinë e Essex në Britani nuk është thjesht fat. Hetimet kanë filluar për të zbuluar një vjedhje të mundshme. Sepse në fakt pas Roleksit të parë janë zbuluar në të njëjtën pusetë dhe tre të tjera të gjitha të modeleve të ndryshme.
Policia thonë se askush nuk ka bërë të ditur humbje të tilla dhe orët pritet ti mbeten atij që i gjeti.