Ndryshimet e kinemasë “hard” duket se kanë sjellë mosekzistencën e divave të kohëve më parë, atëherë kur pavarësisht profesionit, shiheshin si simbole.
Ishin të famshme emrat e Jenna Jameson, Tera Patrick, apo Sasha Grey, të cilat përveçse përbënin një kult për profesionin e tyre, shfaqeshin shpesh edhe nëpër revista, ftoheshin nëpër klube nate, si dhe merreshin për të luajtur në video-klipet e grupeve të famshme të kohës. Pra, një herë e një kohe, pornostarët ishin personazhe publikë të njohur edhe nga ata, të cilët s’konsumonin produktet e tyre, mirëpo sot duket se koha ka ndryshuar. Aktorët e vërtetë të pornos janë drejt rrezikut të zhdukjes.
Për këtë mund të fajësohet interneti, mund të përmendet edhe shndërrimi i tregut, por e dhëna e vetme e sigurtë është inflacioni i ofertës. Natyrisht ka ndryshuar konsumatori (më së shumti, ende mashkullor) i pornos, por kanë ndryshuar edhe kanalet e shpërndarjes së pornos, përderisa përkrah prodhimeve profesionale, ka edhe shumë material të vetëprodhuar, që vjen falas në çdo ekran shtëpish. Kriza ekonomike s’kursen as industrinë e pornos, që është e sulmuar nga aktore aspirante, duke ulur pazarin e atyre që mund të cilësohen diva, para të cilave prodhuesit preferojnë alternativa më ekonomike. Jesse Jane është një nga yjet-veterane të mbetura nga koha e kulmit të industrisë së pornos: “Iu futa kësaj karriere në një kohë perfekte, kur njerëzit ende i shihnin aktoret e filmave të këtij lloji si yje – thotë ajo -. Ndërsa tani, askush, jo vetëm publiku, por edhe prodhuesit, nuk duan t’ia dinë se kush janë Jenna, Tera, apo unë”.
Veç Jesse, ende në karrierë janë edhe emra të famshëm si Jessica Drake e Asa Akira, mirëpo diva të reja pornos duket se është e vështirë të lulëzojnë. Madje arrihet deri aty sa që të ekzistojë edhe fenomeni i portnostarëve të papunë, gjë që deri para pak vitesh ishte e pamendueshme. Nuk është vetëm kriza ekonomike që shtyn prodhuesit të paguajnë më pak aktoret, por vetë kriza, e bashkuar me një ndryshim të caktuar kulturor (në shumë vende, karriera në këto lloj filmash, nuk sjell vlerësim social), ka bërë që të ketë një mbetjeje në vend të tregut, që ka prirje më shumë të shkojë drejt veprave me kosto të ulët. Jo më kot, në ceremoninë e fundit të “Adult Video Awards”, të njohur si “Oscar” të pornos, tre nga yjet e kandiduara të kësaj gjinie (Capri Anderson, Kacey Jordan, Bree Olson), ishin më të famshme për faktin se kishin shkuar me Charlie Sheen, sesa për veprat e tyre në kinematografinë me “drita të kuqe”. Kurse trofeun si aktori më i mirë mashkull e mori Ron Jeremy, i cili i ka kaluar 50 vjeçët (58) dhe e ka pasur kulmin e tij që disa dekada më parë.