Forumi Kuq E Zi
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave  534394_426241794067361_236304299727779_1451848_652662464_n
Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga shekulli i katastrofave

Nëse vendet e pasura vazhdojnë me konsumimin e tepruar, ndërsa popullata ende vazhdon të rritet në mënyrë të shpejtë, bota kërcënohet nga katastrofa të pashmangshme ekonomike dhe ekologjike.

Shoqëria mbretërore britanike, akademia shkencore elite britanike, pas 21 muaj hulumtimesh, kalkulimesh dhe peshimit të fakteve ka publikuar raportin e vet “Njerëzit dhe planeti” (People and the Planet) në të cilin gjenden parashikimet e ardhmërisë sonë në 100 vitet e ardhshme.

Rezultatet thonë që nuk na shkruhet aspak mirë. Rritja e shpejtë e popullatës botërore dhe konsumimi i furishëm pa asnjë precedent paraqesin sfida të thella si për shëndetin dhe mirëqenien tonë, ashtu edhe për mjedisin dhe natyrën.

Shkencëtarët e njohur, në mes së cilëve është edhe Sir John Sulston, biolog dhe fitues i çmimit Nobel për mjekësi, paralajmërojnë që vendet në zhvillim duhet të reduktojnë konsumimin e burimeve dhe të mirave natyrore që përfundimisht të ndalet pabarazia në shpërndarjen e resurseve.

“Për jetë të gjatë dhe të shëndetshme nuk është i nevojshëm konsumimi kaq i madh. Ne duhet të gjejmë mënyra që 1.3 miliardë njerëz që mbijetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë t’i nxjerrim nga varfëria absolute. Rëndësi kritike ka reduktimi i natalitetit në vendet që nuk mund të mbajnë një popullatë kaq të madhe,” thuhet në raport.

Përveç frenimit të shpenzimit enorm, problemi i dytë është stabilizimi i rritjes së popullatës botërore. Nëse mbahet ky ritëm i rritjes deri në vitin 2050 në Tokë do të jetojnë më shumë se 9 miliardë njerëz. Nëse shikojmë në formë të ekzagjeruar, i be që çdo pesë ditë duhet të ndërtohet një qytet në të cilin duhen të vendosen një milion njerëz. Shkencëtarët pohojnë që në tokë ka mjaft resurse, sigurisht nëse ndahen në mënyrë të barabartë, që 9 miliardë shpirtra të jetojnë gjatë, shëndetshëm dhe në mënyrë kualitative.

Vendet në të cilat popullata rritet në mënyrë të pakontrolluar nga dita në ditë më së shumti hyjnë në vendet më të varfra dhe më të pazhvilluara të botës, ndërsa shumica e tyre gjenden në Afrikë.

“Në këtë shekull popullata e Afrikës do të rritet për 2 miliardë, ndërsa nëse nuk e reduktojmë natalitetin nga 4.7 në 2.1 në këtë kontinent do të jetojnë 5.3 miliardë njerëz”, ka thënë Ekliya Zulu, një nga autorët.

Si të shmangim fatin e keq dhe të arrihen ndryshimet? Shpërndarja e ndershme e resurseve të cilat i kontrollojnë dhe konsumojnë 10 për qind e më të pasurve do të reduktonte vdekshmërinë e të porsalindurve, më shumë njerëz do të kishin qasje në arsimin kualitativ, ndërsa femrat fitojnë fuqinë që të vendosin vetë për madhësinë e familjes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons