Amerikani Shawn Mossow, 25 vjeç, qëlloi shokun e tij në këmbë pasi ai kishte disa herë që ia kërkonte diçka të tillë. Ai tani është nën akuzë për plagosje.
Ngjarja ndodhi në shtetin e Nju Jorkut.
Miku i tij i kishte kërkuar disa herë që ta qëllonte në këmbë sepse donte të përjetonte se si ndjehesh kur qëllohesh me plumb.
Dhe Mossow qëlloi një plumb nga pushka e tij në këmbën e djathtë. Shoku i tij u dërgua në spital ku po e merr veten.