Nëse do të ishte një komb, rrjeti i njohur shoqëror Facebook, do të renditej i treti në botë, pas Kinës dhe Indisë sa i përket popullarizimit të tij.
Një superfuqi e vërtetë botërore kjo, e cila ndoshta mund të aspirojë edhe për të qenë një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Një fakt i tillë është theksuar në një artikull së fundmi nga “Uall Street Journal”, duke iu referuar të dhënave të fundit për "popullsinë” e rrjetit social në internet, i themeluar nga Mark Zuckerberg.
Sipas të dhënave, Facebook, më 31 mars të këtij viti ka pasur 901 milionë përdorues aktivë mujorë, 33% më shumë se 680 milion të tillë që ishin në 31 mars të vitit të kaluar.
Me të tilla shifra, është përllogaritur se rrjeti social në fjalë, ka një popullsi të barabartë me tri herë në madhësi, të asaj të Shteteve të Bashkuara.
Në krahasim me dy superfuqitë demografike të botës, Facebook ka 300 milionë qytetarë më shumë se India, dhe gati 400 milionë më pak se Kina.
Gjatë vitit 2011, Facebook ka parë rritje prej 72 milionë përdorues (11.9%) në tremujorin e parë, 59 milionë (8.7%) në tremujorin e dytë etj.