PARIS - Në ditën e parë të detyrës, moti nuk është në krah të presidentit francez Francois Hollande. I porsabetuar në krye të Elizesë, Hollande u përball me një “incident” të pallogaritur prej tij. Avioni me të cilin ai u nis drejt Berlinit menjëherë pas ceremonisë së betimit u godit nga një rrufe si pasojë e motit të keq.
Mediat vendase thanë se avioni i detyrua të kthehej mbrapsht ndërsa brenda tij asnjë nuk është lënduar. Ndërsa gjatë ceremonisë së betimit të presidentit francez, shiu i rëndë ka vazhduar pa fund gjatë të gjithë kohës
Pas kësaj, Hollande është detyruar të ndërrojë avion dhe të vazhdojë udhëtimin e tij drejt Gjermanisë ku do të bisedojë me kancelaren Merkel lidhur me krizën ekonomike ne Eurozonë.