Egjipt: Funerali kthehet në festë, kur mësohet se “i vdekuri” është gjallë!
Në festë u kthye pikëllimi që kishte pllakosur familjarët e një 28-vjeçari, gjatë funeralit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në jug të Egjiptit, ditën që kamerieri 28-vjeçar do të varrosej.
E gjithë situata u përmbys, pasi doli që i riu nuk kishte vdekur, por ishte gjallë!
Ai kishte pësuar një atak në zemër gjatë kohës kur ishte në punë dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar, njoftuan prindërit se djali i tyre kishte vdekur.
Familja mori në shtëpi trupin e 28-vjeçarit dhe ndërkohë që po bëheshin përgatitjet për funeralin e tij, mjeku që do t’i lëshonte certifikatën e vdekjes, vërejti se trupi i të riut ishte ende i ngrohtë. Pas kontrollit pa se ai kishte puls normal.
Nënës së tij i ra të fikët, kur e njoftuan se i biri është gjallë. Pak më vonë “i vdekuri” u ngrit dhe… festoi bashkë me të afërmit e tij! //albobserver//