Gabim Njofje ne fb, me pas perdhunim dhe filmim..
Përdhunonte dhe filmonte vajza, të gjitha nën moshën 14 vjeçare. Ato i pikaste dhe më pas lokalizonte në rrjetin social të Facebook dhe fliste me to në chat, duke u hequr si një bashkëmoshatar.
Monstra është Mario P., 45 vjeç me origjinë nga Canosa në Puglia, Itali, që ka përfunduar në burg por ka qenë i ndjekur penalisht në gjendje burgimi dhe më parë për dhunë seksuale të ushtruar duke kryer dy vite rresht përdhunimin e shoqes së vajzës së tij 12-vjeçare.
Ngjarja është denoncuar pikërisht nga viktima që pati kurajën ti tregonte gjithçka së ëmës nëntorin e kaluar.
Tashmë pas pesë muajve hetime, janë zbuluar dhe ngjarje të tjera të errëta. Në apartamentin e personit në fjalë, karabinierët e Porta Magenta, gjetën një arkiv DVD të paetiketuara, rreth 20 video. Filmime të vajzave të rajonit, por dhe të tjerave.
Në sajë të analizave të kryera dhe në Facebook autoritetet arritën të identifikonin viktimat: 12 prej tyre pranuan gjithçka. Ky “film” horror më në fund duket se ka mbaruar.