Forumi Kuq E Zi
MERGIMTARI,,,,,, Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MERGIMTARI,,,,,, Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
MERGIMTARI,,,,,, Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MERGIMTARI,,,,,, Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1MERGIMTARI,,,,,, Empty MERGIMTARI,,,,,, 14/5/2012, 18:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
PREJ VENDLINJES U LARGOVA,
MORE UDHET E GJATA!
KURRE NUK U GEZOVE,
AS NGA DITA AS NGA NATA!

SI SKLLAV TY TE TRAJTUAN,
KUDO QE TI JETOVE!
CDO TE DREJTE TA MOHUAN,
POR PRAPE TI REZISTOVE!

EMIGRANT EMRIN E PATE,
NE TOK TE HUAJ KU ISHE!
REHAT SBERE AS NE GJUME NATE,
SE MENDJEN NE VENDLINDJE E KISHE!

NE ATDHE ME MALL TE PRISNIN,
NENA JOTE THE BABAI!
ME SY DONIN TE SHIHNIN,
MOTRA E VOGEL DHE VELLAI!

NE ATDHE TE PRISNIN SHOKET,
DHE SHOQET QE PATE LANE!
ATJE TE PRISTE VAJZA,
QE FJALEN I PATE DHANE!

NGA DREJTIMI QE PATE IKUR,
TE GJITHE SYTE SHPESH I DREJTONIN!
ME MENDIMIN QE MJAFTE ,TE KISHIN PRITUR,
DHE SE SHPEJTI DO TE SHIKONIN !!!...

https://kuqezi.albanianforum.net/

2MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Auroi Saimir Murati

NE KURBET, ME SHKOI RINIA !

Tere keto vite, qe qendrova
Larg vendlindjes, i merguar
Jetes, asgje nuk i shijova
Se zemren e kisha, te plaguar.

Qenkan plage, shume te renda
Te cilat, i shkakton vetmia
Kurre, s'me kishte shkuar mendja
Se do te me kalonte keshtu, Rinia.

Rinia, pjesa me e bukur e jetes
Aq e shtrenjte, per c'do njeri
Mu vyshk si lulja, ne stinen e vjeshtes
Me kaloi vetem, e ne shume merzi.

Sa shume mua, me munduan
Vitet e erreta, te kurbetit
Rinine time, ma copetuan
Pa meshire, mua te shkretit.

Nje rini te vetme, qe pata
Si c'do kush, ne kete bote
Me kaloi, neper rruge te gjata
Ku e lava, me shume lot.

Medaljonin e kesaj jete
Ma rrembeu, i ziu mergim
Me iken, me te bukurat vite
Qe per mua, s'kane me kthim.

Zemra ime, e plagosur
Fatin tim, te erret e mallkon
Qe ne rini, ishte e brengosur
E tani, pa pushim vajton.
Mallkuar qofte,kjo vetmia
Qe rinine, mua ma treti
Mallkuar qofte edhe jeta
Neper keto rruge, kurbeti.

Ja keshtu, me shkoi rinia
Aspak, pa e shijuar
Dhe sa here, do te me kujtohet
Shume gjate, kam per te vajtuar!!!...

3MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Autori Saimir Murati

MIQESIA E VJETER

Ketu, ne dhe te huaj
E mora une, nje leter
Qe ma kish derguar
Nje miku im, i vjeter.

Letra, vinte nga large
Ketu, ne doren time
E brenda, mbante varge
Plot te bukura kujtime.

Me nostalgji e malle
Letren e lexova
Dhe kurbetin qe na ndane
Me shpirte, une e mallkova.
Ketu larg, ku jam
Me mungon, ajo miqesi
Mallin, qe per te e kam
Se shuaj dot, as me raki.

Miqesia jone e vjeter
Kurre, nuk mund te tretet
Se zevendeson gje tjeter
E tille perjete, do te mbtetet.

4MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ATDHEU PO NA PRET ''


Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neer bote u shperndame,
e nenen Shqiperi braktisem!

Malet qe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!

Dallget e trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!

Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!
Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!

Ndaj duhet te zgjohemi vellezer,
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!

Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani kthehemi ne vendlindje,
atje ku jeta merr kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....

5MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
LARG PRINDERVE, MERGUAR !!!


I vetmuar pa asnjeri,
ne toke te huaj po jetoj!
Ashtu si i burgosuri ne qeli,
nje nga nje ditet numeroj!

Larg vendlidjes i merguar,
fatkeqesishte une jam!
Por shpirtin e perveluar,
atje tek prinderit e kam.

Ketu larg pa babe e nene,
po jetoj une si jetim!
Ketu ku nata nuk ka hene,
nuk gjen qetesi ky shpirti im!

Si foshnje e porsalindur,
qe kerkon te pije gji.
Papushim kerkon kjo zemer,
te shohe prinderit e mi.

Valle edhe sa kohe,
do te zgjase kjo fatkeqesi?!
Edhe sa kohe valle do te pres,
qe te kthehem ne shtepi?!

Perse valle o zot s'ma thua,
te verteten mua te shkretit?!
Edhe sa vite do te vuaj,
i prangosur ne qelite e kurbetit?!

Me liro pra po te lutem,
nga keto te errta qeli.
Me kthe pra sa me pare,
prane prinderve te mi.
Me kthe atje se po me presin,
me lot ne sy e padurim!
Se dua t'i shoh kur ata te qeshin,
qe ta qetesoj kete shpirtin tim.

Dua t'i shoh e t'i perqafoj,
t'iu hidhem ne krahe i permalluar.
E lotet qe ato kane ne sy,
t'iu fshij me keto dy duar.

Dua ti ndjej e ti kem prane,
sebashku me ta te jetoj.
Nenen time dhe babane,
qe pa mase po me mungojne!

Dua t'i degjoj kur te flasin,
me zerin e embel e te ngrohte.
Ta braktis kete toke te huaj,
ku ndjej gjithmone te ftohte!

Pra dua aq shume o zot,
te kthehem serish ne vendlidje.
Qe prinderit t'mos derdhin me lote,
e ne zemer t'mos kene me dhimbje.

Me kthe pra sa me pare,
ne krahet e prinderve te mi.
Se s'mundem te jetoj me gjate,
keshtu si njeriu pa njeri!

Me kthe pra po te lutem,
o zot degjoje zerin tim.
Pergjithmone dua te zhdukem,
nga kjo qeli e ashtuquajtur mergim!

Pra dua te kthehem e te jetoj,
ne gjirin e prinderve te mi.
Dua qe te vdes atje ne vendlidje,
e dheu t'me trese me lehtesi ...

6MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SHOQËRISË...



Kur e lashë vendlidjen time,
larg, shumë larg saj emigrova!
Por zemra ruante plot kujtime,
që kurrë nuk i harrova.

Rrugët e bukura me kalldrëm,
e ambienti plot hijeshi.
Shokët e shoqet që atje kam lënë,
ç'do ditë në mendje më rrinë.

Tani jam në tokë të huaj,
e pa ju o shokë mërzitem shumë!
E ndjej mungesën tuaj,
edhe natën kur jam në gjumë!
Ju o shokë e shoqe që unë u njoha,
që kur ishim ende fëmijë.
Me ju që unë krijova,
më të mirën shoqëri.

Më kujtohen ditët,
kur sëbashku qëndronim.
Po ashtu edhe netët,
që pa gjumë i kalonim.

Sa e sa vende të bukura,
me ju i vizitova?
Sa festa e ditëlindje,
me ju unë i festova?...

Të gjitha këto kujtime,
i ruaj me shumë mall.
Ndaj kurrë s'do i harroj,
për sa kohë që të jem gjallë.
Me besoni o shokë e shoqe,
se një ditë do të kthehem.
Dhe në krahët e shoqërisë tuaj,
me shumë dëshirë do të prehem.

Kur mendoj ditën e kthimit,
zamra gati sa nuk më pëlcet!
Ndaj pa pushim i lutem Zotit,
që kjo ditë të vijë sa më shpejtë.

Edhe në qoftë se unë nuk kthehem,
ju lutem që të mos më fajesoni!
Se përgjegjës për gjithçka është fati,
i cili pa mëshirë larg jush më hodhi!!!...

7MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
INTERRNIMI !


Sa shumë mall që kam në zemër,
sot që larg prindërve po jetoj!
Për ç'do natë i shoh në ëndërr,
e ç'do ditë për ta mendoj.

Dita ditës malli më shtohet,
për prindërit që ndodhen larg!
Jeta e shkretë po më shkurtohet,
si cigarja, pak nga pak!

Horizontin e kësaj jete,
një perde e errët ma mbuloi!
S'kalohet jeta nëpër kurbete,
por ja që fati më dënoi!

Shumë larg tyre më largoi,
nuk më la të jetoja i qetë!
Ç'do të drejtë ma mohoi,
më interrnoi në kurbetë!!!...

8MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
LARG NË KURBET!...


Tani ndodhem larg, larg në kurbet,
ku pa masë vuan, kjo zemër e shkretë!
Malli më djeg e më përvëlon si flakë,
e syri lotët si ndalon dot aspak!

Gjumë s'po bëj dot asnjë natë,
se ëndërrat s'po më lënë rehat!
Me shpiejne tutje, atje në vendlindje,
dhe sapo i hap sytë, mbytëm në dhimbje!

Ilaç nuk po gjej, t'a qetësoj pak veten,
ndaj ditë e natë në heshtje po tretem!
Ngushullimi dhe shpresat morën arratinë,
këtu në tokë të huaj, në të ziun mërgim!

E errët qenka jeta, ashtu sikurse nata,
në këto rrugë kurbeti, këto rrugë kaq të gjata!
Vuajtjet dhe hidhërimet aspak s'paskan mbarim,
për mua të mjerin, këtu larg në mërgim!!!...

9MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Saimir Murati - Ah jet moj jet...

Me lot ditet nje nga nje po ti laj.
Faqet e kohes qe po ti lexoj ne kurbet.
Vuajtjet, vetmin dhe mallin qe ne shpirt mbaj.
Ah jet moj jet e shkret.
Perse valle, keshtu paska qen e then.
Te te jetoj larg ne toke te huaj.
Larg vendlindjes time.
Si jetim rrugeve, pa bab e nene...

10MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Saimir Murati - Atje...

Atje u linda duke qare.
E duke qeshur u rrita.
Atje u njoha me jeten.
E vdekjen pa frike e prita.

Atje pra, dua edhe njehere te kthehem.
Jeten time t'a njoh, akoma dhe me mire.
Atje dua qe krenar t'a pres vdekjen.
Jo ketu ku jam, larg i vetem ne erresire.

11MERGIMTARI,,,,,, Empty Re: MERGIMTARI,,,,,, 23/1/2013, 07:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MERGIMTARET

U nisen me zemer brengosur,
Mjerimi s'durohet n' atdhe!
Etur nga epshe t' pasosur,
Remojne nje jete te re.

Deshirat e egra krenare,
S' ia shuan, tufani, veriu,
Mjerimet ne token amtare,
Pervojtur, durohen gjetiu.

Po ecen ani e mergimit,
Ne detin pa kry, e pafund,
Kur zgjohet ne ore t'agimit,
Atdheun s'e shohin kerkund.

Sa shpresa gjat' udhes se fshehte,
Kur nisem mergimin e ri:
Nga ecja qe duket e lehte,
Te ndizet dhe zjarri ne gji.
Andej n'ato vise te reja,
Me djersen qe derdhet rreke,
Do ngrihet e qeshur foleja,
Do nisetnje jete e re.

Por jeta nuk eshte e lehte,
Andej n' ato vise mergimi;
Sa brenga gjat' udhes se fshehte!
Sa dhimbje kur zgjohet kujtimi.

Por punen e nisen pa lodhje,
Dhe djersa iu derdhe rreke;
E gjeten pushimin dhe ?lodhje,
Ne endrrat e jetes se re.
Andej - edhe val' e mjerimit,
Durohet me heshtje ne zemer;
Se neser fole e pushimit.
Do ngrihet nder brigje pa emer.
Dhe e ngriten nder vise merguar,
Me djersen e punes krenare;
Dhe ndezen nje vater te shuar,
Larg vatres se dashur amtare.

Por oh! sa i rende mergimi,
Se malli ka zjarrin ne vete,
Se idhur rizgjohet kujtimi,
Per vatren qe mbeti e shkrete.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons