Forumi Kuq E Zi
Vaji i Bylbylit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vaji i Bylbylit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vaji i Bylbylit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vaji i Bylbylit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Vaji i Bylbylit Empty Vaji i Bylbylit 14/5/2012, 17:53

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
çou mos rri shkret.

Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.

A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.

E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.

Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqyptari e Bylbyli

Baladë

Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetë.
Shqyptari i shkretë,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatë atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim,
Si n’ditë me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botës krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojë,
Se, pose Shqyptarësh,
Kush s’do t’ a gzojë.
Vetë Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarë:
Shqyptari e gzoftë.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderë e gjith Shqyptarve;
O nanë fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falë t’ kjosha sot
E per gjith mot! –

Shka ka prap mali, qi gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritë pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!

3Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fuqija e uratës

A s’shef sa thellimi
Per rreth na kercnohet?
Sa lodja dikohet
Mi botë, qi ti shklet?

N’ valë t’ mndershme t’ ktij shekull
Perhidhet nier-shkreta,
E idhtë i shkon jeta:
Vec toka s’ pelset!

Sa kobe e t’ papritne
Mi te kan randue,
E ‘i dorë, pa pushue,
Nder t’ vshtira e pershkon.
Heu! Peshen e mkatit
Aj ndien e krahnori
Dishmon, se mkatnori
Mi tokë ka pse dron.

Ke ra kurr nder faje?
Co menden kah qilli
Njandej kah vjen kshilli,
E thirri Tenzot.

E lypi Atij të Lumit,
Me fe e me shpnesë,
Me vaj e me dnesë
Pendimin c’ me sot.

A balcem urata
Per zemer t’ pendueme;
Pendimi e ban t’gzueme
Pse mkatesh u shkep.
Ma t’ kandshem asht t’ flaunt
Qi, vetë Zemra e Zotit,
Rreth gjireve t’motit,
Fajtorit i nep.

Prandej perherë lutu,
Uratës mos i a daj:
N’ per t’ lutna e me vaj
Me t’ Naltin pajto.

Pajto, sa a’ tuj t’pritun,
Pajto, e ato faje
Pendesa t’ i laje;
N’ pajtim mos vano!

Pajto? – Kam pajtue
Pse vetë Perendija
Shljeu fajet e mija
E shpirtin m’ a gzoi.
E shof; nderës i falem
Ulë ballin per dhe,
Me shpnesë e me fe,
Pse m’ njalli edhe m’pshtoi.

Per mue, dikur t’mjerin,
N’ kto lugje morrizit
Filluen dit Parrizit
C’ se pagja po m’ kthen!

Por n’ qiell pres plotsimin
E ktyne lumnive,
Atje, mas stuhive,
A ‘i Zot, qi shpreblen.

Ktij due me i sherbye,
E i tij due me metë
N’ tallaze t’ ksajë jetë,
Nder kobe e n’ mjerim.
O jetë, jetë e lume:
Me dashtë gjithmonë Zotin,
Tu’ e dashtë me e shkue motin
Ktu n’ tokë e n’ amshim.

4Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Djali pa nanë
si nata pa hanë

Pra 'i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t'shkretin, t'a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatë qi per mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajë qi n' kobe do t' m' ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
Sado qi zemra vec gjak m' pikon.
Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot s'ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

C' at ditë qi e bora, mue s' m' knaqë natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laca me Zotin! - e diq e m' la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, c' se i vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m'a coptoi.

E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m' kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!

C' at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i flas,
Nji dorë ndimtare c' at herë s' m' u qas.

E kur vetmija mue m' lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherë me lot.
Ah! po, kujtimet e asajë dite
Uratë e kandshme ti m' i persrite:
O nanë e dashtun, a thue t' thrras kot,
C' se fusha e mali me za t' em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
Do t' m' mysë mjerimi, s'kam si gjallnoj,
Pse deka e nanës zemren m' a imtoj.

Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.

5Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lulja e bardhe

Prite pa nane nji vajze e shkrete
E shkoi motin idhte, n'ankim;
Idhte, n'ankim e shkoi ket jete,
Kah s'i pau kund vedit pshtim.

Fati i zi kah muer me e ndjeke,
Kjau sa kjau, mandej pushoi:
Mylli syt e, porsa deke,
Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

Nji shtegtar andej tuj ardhe
Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;
Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
Pau tuj cile: Vorrit i u fal.
Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
U ba lule ku pushon,
M' nji qi shpirti, lil me ere,
Hyll i ndritshem n' qiell vizlon.

6Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kujdesi Hyjnuer

Ti, qi toket s' din me i punue,
S' korre as qet kurr faren n' dhe,
M' difto, zog, si t' del me rrnue,
Qi i a thue kanges aq me hare?
Ty, zog mali, aq t' lum kush t' bani,
Qi n' ankim kurr s' t' ndiehet zani?

Jam i lum n' sa stine ka moti,
Pse per mue ka kujdes Zoti.

Po ty, lule, si e harrueme,
Qi kurr s' ende e na rrin veshe,
N' ato fushat e blerueme,
Si ma e bukura mretneshe,
Kush t' a dha gjith at stoli?
Kush t' a fali at bukur?

M' shofin t' lume stina e moti,
Pse per mue kujdeset Zoti.

Vetem un, i ligshte kah feja,
Guxoj vedin t' a thrras t' shkrete:
Po kto t' mira, qi ban dheja,
Kush m' i dha? kush s' m' la me mete?
Buke t' perditshme kush m' nep mue?
Kush me petk desht me m' kujtue?

Mos t' ankojm, pse sa t' jet moti,
Per gjithkend do t' mendoje Zoti.

7Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vaji i Bylbylit Dom-Ndre-Mjeda
Ndre Mjeda (lindi më †1866 - 1937), teolog,

shkrimtar, deputet[1] shqiptar nga Shqipëria.

Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër nga Jakë Zefi (Kryeziu) e Luçije (Dominika) Thaçi, me origjinë nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukës nga e ama. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. N’edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo De Martino (1830-1923)[2]. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni[3]. Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi. Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino, poetit katolik shkodran, përmbledhja poetike e të cilit e përpunuar bukur me 442 faqe e në dy gjuhë L’Arpa di un italo-albanese (Harpa e një italo-shqiptari) kishte dalë në Venedik më 1881. Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë: atdhetarit Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci, 1835-1907), medituesit Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912), të ndjeshmit Gabriele D’Anuncio (Gabriele D’Annunzio, 1863-1938) si dhe i letërsisë latine të lashtësisë klasike. Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin Marko Xhirolamo Vida (Marco Girolamo Vida) në Kremona buzë lumit Po, qytet i kompozitorit Klaudio Monteverdi (1568-1645) dhe i Antonio Stradivarit (1644-1737). Atje, dhe në Soresina, ai vazhdoi të shkruajë poezi e njëkohësisht iu përkushtua përkthimit të letërsisë fetare. Më 1888 Propaganda Fide në Romë botoi librin e tij Jeta e sceitit sc’ Gnon Berchmans (Jeta e Shën Gjon Berhmansit), për një shenjtor jezuit nga Brabanti (1599-1621), kurse më 1892 T’perghjamit e Zojs Bekume (Përngjasim i Zojës së Bekueme), përkthyer nga spanishtja. Më pas ai do të botonte një përkthim nga Katekizmi i madh në tre vëllime, Historia e shejtë, dhe një jetëshkrim të Shën Alojsius nga Gonzaga (1568-1591). Nga viti 1891 Mjeda studioi për disa vjet në fakultetin teologjik të kolegjit Gregorian të Krakovit në Poloninë katolike. Atje u njoh me veprat filologjike të albanologëve Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900) dhe Holger Pedersen (1867-1953). Vjersha e Mjedës Gjûha shqype, e shkruar në dhjetor 1892, iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer, vepra monumentale e të cilit Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe) kishte qenë botuar një vit më parë në Strasburg. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonëshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit, nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe studimet për autorët e vjetër katolikë Pjetër Budi (1566-1622) dhe Pjetër Bogdani (rr. 1630-1689). Më 1893 poetin e gjejmë në Goricia buzë kufirit italo-slloven, kurse pas një viti përsëri në Kraljevica, ku dha mësim filozofi e teologji e ku shërbeu si bibliotekar në kolegjin Gregorian. U emërua profesor i logjikës e më pas i metafizikës. Thuhet se më 1898, në gjirin e jezuitëve të Kraljevicës shpërtheu një konflikt, me sa duket për lidhjet e tyre me Austro-Hungarinë dhe me Vatikanin. Hollësitë e skandalit nuk njihen me saktësi, por dihet se Ndre Mjeda u përfshi njëfarësoj në këtë konflikt dhe menjëherë u përjashtua apo dha dorëheqjen atë vit nga Urdhri Jezuit. Më 1899, me ndihmën e të vëllait Lazër Mjeda, peshkop i Sapës që më 1896 e më pas kryepeshkop i Prizrenit e kryepeshkop i Shkodrës, e sidomos me ndihmën e Prenk Doçit (1846-1917), abati me influencë i Mirditës dhe vetë poet i lëvizjes kombëtare, Ndre Mjeda u emërua mësues në Vig, në krahinën malore të Mirditës. Gjithashtu mori pjesë në fillim në veprimtarinë e shoqërisë letrare Bashkimi, që ishte themeluar atë vit në Shkodër me mbështetjen austro-hungareze nga Preng Doçi, Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. Më1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet (alfabet ky i nji komisioni t’Ministrisë s’punëve të jashtme t’Austro-Hungarisë, me bazë alfabetin kroat) dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Me këtë alfabet Ndre Mjeda dhe Anton Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe, ndër to Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë, i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda. Në fillim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Orientalistëve, ku lexoi një kumtesë me titull De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis (Mbi shqiptimin e palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe). Interesimi i zjarrtë i Mjedës për çështjen e alfabetit të shqipes bëri që ai, pavarësisht nga problemet me autoritetet osmane, të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908, ku alfabeti i tij Agimi humbi para atij Bashkimi të Gjergj Fishtës. Më 1908 në Kongresin e Manastirit bashkë me At Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin si përfaqsues i Shkodrës dhe variantit të karaktereve latine, u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisia Letrare Shqipe. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër, ku edhe vdiq më 1 gusht 1937[2].
Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha Shtegtari, Malli për atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu !etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha “Mustafa Pasha në Babunë” fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, zënë vend edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi, etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetikeNdre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe(1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija).Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

Vepra e Ndre Mjedës u botua e plotë në tri vëllime në Prishtinë në vitin 1982 nën përkujdesjen e Sabri Hamitit, dhe nji studim mjaft i vlefshëm me shtatë vëllime nga Mentor Quku. burimi wikipedia

8Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit. Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare. Në formimin e personalitetit të mjedës ndikuan dy faktorë: nga njëra anë shkolla fetare, që përcaktoi deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet kombëtare me të cilat ra në kontakt herët e që, si bir i popullit të thjeshtë i ndiente thellë. Këto ideale qenë për të riun flaka që e ushqeu talentin e tij poetik. Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij. Ndërkaq Mjeda e ndiente veten të ndrydhur nga rregullat e shoqërisë jezuite.

9Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni:
a shndritë rreze lirie n'ato majë;
mbi bjeshkë t'thepisuna e n'ograjë,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndokush, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj,
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni!

Lirim, lirim, bërtet gjithkah Malcija;
A ka lirim ky dhé që na shklet kamba,
a veç t'mjerin e mblon anembanë robnija?
Flutro, shqype, flutro kah çilet lama,
siellju maleve për rreth që ka Shqypnija,
e vështroje ku i del lirimit ama.
- VI -
Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija:
Lodhun prej hekrash që mizori i njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënija.
E kqyrë: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; mshehtas shetiti
kësollë për kësollë rreth buneve e soditi
frymë të re tue shprazun për gjithkahna, hija
e Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin
nanat e Hotit djelmëninë ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji i u qisin.
E nalt, ndër maje, bukuri mbretnore,
hapi flatrat e mnershme qi përshndrisin,
me thoj t’harkuem shqypeja arbënore!

10Vaji i Bylbylit Empty Re: Vaji i Bylbylit 24/1/2013, 03:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jeni lodhe, dallendysha t`shkreta,
Je molis i ziu bylbyl;
Ah!pushoni n`streh`ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.
Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet këtej;
Shlodhn` ju pra, dallendysha t`mjera,
Rri, bylbyl, n`lulzim qe kthej.
Se qe`j prrue prei malit ulet
E t`tanë fushes ushqim i nep;
E nën bore po shperthejn` lulet
Porsi femie qe zblohen n`djep.
Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb për gemb;
U zgjue pema, e qe prej shijet
Buloj mbarë nëpër kopshte t`em.
Ndej`bri votres nieri myket:
Vrapo bulk, ku puna t`thrret;
Tui vrue fushën kau berlyket,
Lyp`m`u vue për lavre t`vet.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons