"Për Flamurin kuqezi" libër me Autor Bedri Tahiri. Botuar në Prishtinë 2010.
Shkrimtari, publicist dhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare Bedri Tahiri me një guxim të paparë intelektual u kundërvëhet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb torruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situata të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijësve të vet…Pena e tij nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tonë, duke prekur aty ku nuk duhet, siç janë Flamuri dhe heronjtë.
Sa i përkëtë Famurit kombëtar, mjafton të lexohet fragmenti në fundin të librit ku shkruan :
“Flamuri !
Një emër krenarie, që në vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen për mrekulli: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi të gjitha sakrificat tona shekullore për liri e pavarësi.
Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi.
Ngjyra që flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak. Flamuri ynë histori në vete. Pas atij të Danimarkës, më i vjetri në Evropë.
Sa bukur !
Sa krenari !
Sa madhështi !
Mbi pesë shekuj jetë e rezistencë. Për herë të parë valoi në Krujën legjendare. Ishte 28 Nëntori 1443.
Dhe, më në fund, ditë e bardhë agoi. 28 Nëntor 1912. Vlora kishte festë, ajo do bëhej nuse dhe tundej e hidhej nga gëzimi. Po hynte në histori për të ngelur legjendë.
Sa e sa gjak u derdh për këtë të shenjtin e të shtrenjtin Flamur !
Dhe, fare në fund, edhe këtyre trojeve u buzëqeshi fati. Më 28 Nëntor 1955, në Prekaz ngjau mrekullia, u lind Adem Jashari, njeriu që do ta ndërrojë rrjedhën e historisë.
Dhe, kështu, me këtë Flamur u mishëruam dhe u bëmë NJË Po me këtë Flamur fituam edhe LIRINË, të cilën sot po e gëzojmë !
Kryekomandanti ynë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili më shumë së askush tjetër u identifikua me të, po me këtë Flamur e nisi dhe e mbrojti dinjitetin tonë kombëtar”.