Është si një terapi të lexosh faqet e një libri interesant.
Duket si një këshillë e çuditshme, por në ditët e sotme shumë terapeutë
këshillojnë pacientët e tyre të lexojnë një libër për të luftuar ankthin dhe
depresionin.
Në vendet evropiane në shumë reparte spitalesh janë vendosur biblioteka.
“Leximi është një ndihmë e çmuar në rrugën e shërimit, sepse forcon
psikoterapinë”. konfirmojnë psikiatrite. Dhe në fakt specialistët i këshillojnë
pacientit një libër dhe më pas diskutojnë për të gjatë vizitës”.
Në një libër shihen më qartë emocionet, identifikohesh në vetë personazhet
e rrëfyer. Merren distancat me vuajtjen tënde, dhe shihet vetvetja në mënyrë
më objektive. Kjo ndihmon për të gjetur rrugëdaljen dhe për t’u kërkuar rizorse
brenda vetes. Dhe pastaj librat janë një pafundësi, nuk skadojnë kurrë dhe
vendoset vetë se sa kohë do lexosh dhe kur.
Kush ka ndonjë ide të errët për jetën mund të ndjehet më i lehtësuar me autorët
që dinë ti përballojnë me të qeshur tragjeditë e jetës së përditshme.
Dhe në faqet e një libri mund të gjesh gjithnjë një histori të ngjashme me atë që të
ndodh ty në jetën personale.
Mund të të ketë ndodhur një ndarje, një tradhti, probleme me nënën, probleme
me shefat, me fatin e keq.
Sigurisht që librat nuk ndikojnë njëlloj tek të gjithë njerëzit. Megjithatë ia vlen të
provoni, ndoshta dhe për të gjetur një shprehje të paharrueshme.
Ndaj një libër duhet ta mbani gjithnjë me vete sepse është ilaçi i shpirtit dhe mund
ta rilexoni sa herë keni nevojë për t’u inkurajuar... //guribardh//