Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur me litar në hyrje të pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku 74-vjeçari, Esat Hallunaj, u gjet i vetëvarur me litar në hyrje të pallatit të tij në katin e pestë, sot në mëngjes, në lagjen “Naim Gjylbegu”.
Nga hetimet e policisë së qytetit dhe nga deklarimet e familjarëve mësohet se, 74-vjeçari është vetëvarur në kushtet e një gjendjeje të rënduar depresioni, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. /ANILA DUSHI/