Krim pasioni në azilin e pleqve, Maliqi plagos Sulltanen
Një krim pasioni ka ndodhur në azilin e të moshuarve në Kavajë. Një 66 vjeçare është plagosur rëndë më thikë nga i dashuri i saj 69 vjeçar. Siç raporton Shqip, e plagosura është Sulltane Muharremi dhe agresori, Maliq Tafaruçi.
Gruaja 66 vjeçare ishte ankuar disa herë se Maliqi ishte shumë posesiv, xheloz dhe i dhunshëm ndaj saj. Por kur mendoi të shkëputej përfundimisht prej tij, përfundoi si viktimë, e qëlluar me thikë në gjoks. Tani ajo është jashtë rrezikut për jetën, por sërish ka dëmtime të rënda.
Mësohet se historia e tyre e dashurisë kishte nisur që në monizëm kur të dy ishin të internuar. Dashuria u rishfaq pasi Sulltanja dhe Maliqi dështuan në martesat e tyre. Megjithatë ishte Maliqi që ia bënte jetën të vështirë Sulltanes. Policia e ka arrestuar Maliqin, ndërkohë që Sulltania është ende në reanimacion.