Mumja kalohet në skaner, ja sekretet mijëravjeçare
Zbulohen sekretet e mbetura të fshehura për më shumë se 2400 vjet. Mumja është e një gruaj trupngjeshur, e gjatë pak më shumë se një metër e gjysmë dhe që ka qenë të paktën 40- vjeç.
Mumja e Zonjës së Shtëpisë, Shepsestaset, që i përket koleksionit të Muzeut Egjiptian të Torinos, zbuloi misteret pasi iu nënshtrua një tomografie të kompjuterizuar të të gjithë trupit.
Pamjet e skanerit treguan se mumja e Shepsestaset është konservuar relativisht mirë. Skaneri tregoi gjithashtu organet e brendshme të saj: mushkritë, zemrën, mëlçinë dhe madje edhe një frakturë në këmbën e djathtë. Mumja ndodhej në një sarkofag që mbante emrin e saj, Iside- Fisnikja.
Do të duhet një kohë e gjatë për të përpunuar të dhënat e përftuara nga skaneri, por kur kjo të kryhet atëherë rezultatet e skanerit dhe rikonstruksioni në 3D do të prezantohen për publikun.