SKANDALI.... Kjo është FOTOJA që shkaktoi tërmetin tek gazeta Shekulli
Këto ditë online po debatohet shumë për faktin se pse gazeta Shekulli fillimisht u ankua se ia kishin ndryshuar gazetën në shtypshkronjë, duke hequr një lajm ku flitej për dhunën e ushtruar nga një gjykatës mbi një avokate, ndërkohë që tani gazeta nuk flet më për këtë çështje.
Atë ditë fotoja e shkëputur nga pamjet kur gjykatësi dhunon avokaten është botuar në faqen e parë, por mesa duket nuk ka qenë si lajm brenda. Edhe në versionin online të gazetës, aty ku gazeta lexohet në PDF, mund të shikosh foton, ku tregohet gjykatësi duke dhunuar avokaten. Fotoja ka shënimin se ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Kukësit. Por nuk ka shpjegime të tjera.