Codex Seraphinianus -Enciklopedia e një bote të pa njohur (video)
Një botë e mistershme, e humbur diku tej në Univers.
Një botë e njëjtë me atë tonën.
Apo mos vallë, ajo e jona është e njëjtë me atë?
Në 1981-in, u zbuluan disa dorëshkrime të shkruara në një gjuhë të pa njohur, gjuhët për të cilin asnjë gjuhëtar nuk kishte idenë më të vogël, madje ekzistenca e saj ishte e panjohur.
Gjuhëtarët u shprehën të befasuar për këto dokumente kaq të mistershme, të cilat nuk ngjasojnë me një tjetër homologe në literaturën e pafundme njerëzore.
Sot, specialistët dinë se njohja e këtij shkrimi, është plotësisht e strukturuar, por ata nuk kanë arritur ta deshifrojnë atë.
Fryti i fantazisë së pa shterur të Serafini gjendet tek (nga vetë krijuesi i tij) “Codex Seraphinianus” dhe përfshin më shumë se 500 korniza të frymëzuara nga bota e kafshëve dhe e bimësisë.
Brenda tyre veçojnë morfi fantastike, ylber, kafka koke, qenë, kuaj, mekanizma të çuditshme (p.sh: automjete me kunguj, në vend të rrotave, shkallë transportuese mbi të cilat rresht ujë etj) në mungues të shërbimeve të qarta, një Napolon i çmendur pranë qindra ushtarëve të tij statujë, kamuflazhi fantastik i një çifti (në momente delikate të marrëdhënieve erotike) në një krokodil… Të gjitha këto të ilustruar në 360 faqe, të shoqëruar nga një teknikë artificiale me dialektin konvencional, plotësisht të pakuptueshëm, për të cilin krijuesi tij deklaroi: “Besojë se disponon të dhëna estetike të alfabetit arab, mënyrën e të shkruarit kuneiform, si dhe të disa gjuhëve të vdekura…”.
Me dhjetëra gjuhëtar, u munduan deshifrojnë dialektin në fjalë, por pa sukses. Të shumtë janë tata të cilët e lidhin atë me “Dorëshkrimin Voynich”, një tjetër dorëshkrim ky për të cilin albobserver.com ka publikuar një analizë të hollësishme rreth tij, pasi “Dorëshkrimi Voynich”, i bashkëngjitet kategorisë dorëshkrimeve më të rralla dhe të mistershme të botës së literaturës botërore.
Codex Seraphinianus, ndahet në dy pjesë të bollshme. Pjesa e parë, ka të bëjë me natyrën dhe përbëhet nga 4 kapituj. Prezanton llojet e bimëve dhe të kafshëve, përshkruan mënyrën e mbijetesës dhe të pjellorisë së tyre.
Pjesa e dytë, e cila përmban 7 kapituj, prezanton botën e “njerëzve”. Histori, mënyrë jetese, veshjet, mjete transporti, ushqimi, arkitektura dhe argëtimi.
Sipas shkrimtarit Italianë, Italo Calvino, adhurues i veprës të Serafini: “Konceptet dhe sendet e universit, të cilës i referohet kjo gjuhë, ashtu siç ato prezantohen të pikturuara në faqet e enciklopedisë së tij, janë thuajse gjithmonë të njohura. Por, ja që nuk qëndron kështu, pasi është lidhja midis tyre që na duket pa strukturë dhe tregime të papritura…”, pohon ai.
Nga ana e tij, Serafini shpjegon: “Për të parë kombinacionet dhe për të deshifruar gjuhën, nuk shërben në asgjë se dimë të lexojmë. E vetmja gjë që duhet, është të jemi fëmijë, apo të ribëkemi fëmijë. Nëse ekzistonte një Codex, kur isha 5-vjeç, do të isha i lumtur. Ndaj, duhej dikush që ta shpikte…”.
Tashmë është një nga librat më të shtrenjtë, si në botën virtuale edhe në të gjitha libraritë e botës, pasi çmimi i tij i ka kaluar të 20.000 dollarët.