Dhunohet nga burri dhe familja e tij, dëbohet pasi sëmuret seksualisht..
Kishte përfunduar një familje e tërë në një proces gjyqësor, ku pesë anëtarët e një familje shqiptare të integruar plotësisht në jetën në Itali, u akuzuan për dhunë ndaj nuses.
Akuza për ta ishte dhunim fizik, psikologjik dhe mungesë detyrimesh familjare ndaj nuses së tyre.
Historia nis në vitin 2008 kur një vajzë shqiptare 18 vjeçare, u martua me shkuesi me një tjetër shqiptar i cili jetonte në Itali.
Pak pasi shkon në Itali te i shoqi, vajzq mëson se është shtatzënë dhe zbulon se ka marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme, e pikërisht këtu nis kalvari i mundimeve.
Siç informon noa.al, burri dhe familja e tij nisin ta keqtrajtojnë, nuk e lënë të dalë jashtë shtëpisë dhe e akuzojnë se kishte ngelur shtatzënë dhe se e kishte marrë sëmundjen gjatë një marrëdhënie jashtëmartesore.
Pas afro 8 muajsh ajo dërgohet në Torino te një i afërmi i saj, ku familja e burrit e kthen dhe i thotë familjarit të vajzës që ta rimarrin.
Prokuroria ka kërkuar këtë mëngjes dënime të ndryshme për anëtarët e familjes së ish-burrit të saj, duke kërkuar falje për vjehrrit.
Sipas dëshmisë së vajzës thuhet se shkak për divorcin ishte bërë mosmarrëveshja mes çiftit dhe jo ndonjë raport jashtëmartesor.
Vajza ishte mbajtur e nënshtruar në familjen e burrit, e cila edhe pse punonte në biznesin e familjes nuk kishte marrë asgjë.
Avokati i vajzës tha se, ajo u morr nga Shqipëria 18 vjeç dhe u soll në Itali, ku u nënshtrua dhe ndoshta ka marrë ndonjë sëmundje veneriane, por nuk e ka tradhtuar të shoqin.
Ndërsa avokati i familjes së burrit, u shpreh se vajza mund të jetë dashuruar me ndonjë tjetër dhe në raportin seksual me të, ka marrë edhe sëmundjen.
Pasi u dëgjuan pretendimet e palëve, ish-burri i saj u dënua me 2 vjet burg për dhunë ndaj të shoqes dhe 20 mijë euro gjobë për vajzën që kishte sjellë në jetë e shoqja, pasi nuk e kishte njohur si fëmijën e tij.
Gjithsesi ajo që ngeli mister, ishte burimi i sëmundjes së gruas i cili çoi në divorcin dhe në një fëmijë pa baba.