Kubë, më shumë akrepa kundër kancerit
Një shoqëri farmaceutike kubaneze po rrit kapacitetet për të prodhuar akrepa të tipit “Rhopalurus junceus”, nga të cilët nxirret një helm që përdoret për të prodhuar ilaçin kundër kancerit.
Grupi “Labiofam” ka bërë të ditur se do të rrisë me mbi 20 mijë ekzemplarë 5700 akrepat që janë aktualisht në aktivitet.
Me helmin e tyre mund të prodhohet Vidatox, i përshkruar si një produkt omeopatik kundër kancerit, që ka aftësi anti-djegëse, analgjezike dhe anti-metastatike.