Forumi Kuq E Zi
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa  540329_442725119072248_141388129205950_1820665_1580954976_n
Domatet, misri dhe fasulet e konservuara jane me te mira se te fresketa



Domatet e ziera dhe të konservuara përmbajnë 40 për qind më shumë antioksidantë dhe likopenë se sa të freskëtat, ndërsa fasulja nga konservat është burim më i mirë proteinave dhe fibrave se sa fasulja e thatë e zakonshme.

Pemët dhe perimet si fasulja, misri dhe domatet kanë vlerë më të lartë ushqyese në formë të konservuar se sa të freskët, ka treguar hulumtimi i Universitetit New Jersey. Përveç kësaj, ushqimi i konservuar është ushqim më i lirë dhe përgatitet më lehtë, pohojnë shkencëtarët. Duke krahasuar çmimet e ushqimeve të caktuara në formë të freskët dhe të konservuar është vërtetuar që çmimi më i lartë nuk është pasqyrim i cilësisë, shkruan Time Healthland. Kështu fasulja e konservuar e cila është dyfish më e lirë se sa fasulet e thata, ka më shumë proteina dhe fibra në vete. Po ashtu, fasulja nga konservat është e gatshme për t’u ngrënë, ndërsa përgatitja e të zakonshmes zgjat deri disa orë.

“Edhe pse të gjithë format e fasules janë të shëndetshme, ajo në konservë është më e pasur me vlera ushqyese dhe zgjidhje më e mirë për blerje”, thotë autorja e studimit, Cathy Kapica.

Misri

Ky ushqim është i pasur me fibra, vitaminë C dhe magnez, madje edhe kokoshkat janë të pasura me antioksidantë. Misri i freskët është më i lirë se ai i konservuar, por vetëm në kohën e sezonit. Misri i konservuar është më i shëndetshëm sepse në procesin e konservimit rritet sasia e antioksidantëve në të për rreth 40 për qind. Por, me rritjen e antioksidantëve në misrin e konservuar humbet një sasi e vogël e vitaminës C, prandaj ajo më së shumti gjendet në misrin e freskët.

Spinaqi

Nutricionistët e theksojnë këtë perime të gjelbër si pjesë të rëndësishme të çdo ushqimi të shëndetshëm, ndërsa është dëshmuar që redukton rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Spinaqi në konservë është më i lirë se ai i freskët, por më i shtrenjtë se ai i ngrirë. Varianti i freskët është më i shëndetshëm, por jashtë sezonit e shkëlqyeshme është edhe forma e konservuar e cila përmban rreth 15 për qind më pak vitamina dhe minerale nga e freskëta, shton Kapica.

Domatet

Domatet e konservuara përmbajnë rreth 40 për qind më shumë antioksidantë dhe likopenë se ato të freskëta, ndërsa po ashtu janë aleat më i mirë në mbrojtje nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, ka treguar hulumtimi i Qendrës amerikane shëndetësore Illinois.
Po ashtu domatet e freskëta gjatë tërë vitit janë më të shtrenjta se ato të konservuarat për rreth 60 për qind, ndërsa çmimi i tyre barazohet në gusht dhe shtator.

Procesi i konservimit

Pasi që për konservim përdoren vetëm frytet më të mira në kulmin e pjekurisë dhe atë shumë shpejt pas korrjes, ushqimi i konservuar në aspektin ushqyes është shumë i ngjashëm me të freskëtin, ndërsa ndonjëherë edhe më i shëndetshëm, kanë treguar shumë studime. Perimet e freskëta prishen më shpejt, dhe me veçoritë e tilla nuk janë të përshtatshme për t’u ngrënë madje edhe vetëm pas disa ditësh. Gjatë konservimit pemët dhe perimet përpunohen në temperatura të larta, gjatë të cilit proces humbin një pjesë të mineraleve dhe vitaminave të veta, por ato kanë nivel stabil të fibrave, antioksidantëve dhe ushqyesve edhe disa vite pas përgatitjes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
cudiiiiii un i kam qef tfreskta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons