“Do udhëtoj me tren nëse zgjidhem president”. Kështu pati premtuar Francois Hollande, presidenti i ri i Francës. Por shumë shpejt ai është vënë nën akuzë nga mediat pasi ka udhëtuar në një distancë të shkurtër me një avion luksoz. Hollande, që ndodhej në vendlindjen e tij në Tulle, në qendër të Francës, mori avionin privat për të shkuar në Paris. Ai udhëtoi për 45 minuta në avionin që kushton 20 mijë dollarë ora.
Ky është zhgënjimi i parë nga presidenti që kishte premtuar se nuk do i ngjante Sarko-s, që dashuronte luksin.
“Avion privat, koncert në qiell të hapur, e dashur e re- mirësevini në botën e show-biznesit,” shkruan aktori francez dhe mbështetësi i socialistëve, Gad Elmaleh.