Drejtuesit e Milanit po përgatiten shpirtërisht dhe ekonomikisht për merkaton verore. Synimi i tyre është të ndërtojnë një skuadër të fortë rreth asit të tyre Zlatan Ibrahimoviç dhe, me sa duket, presidenti Silvio Berlusconi që para pak ditësh ndodhej në Rusi, e ka gjetur strategjinë për të ndërtuar një superskuadër për sezonin që vjen, e cila mbi të gjitha do të kërkojë rikthimin në elitën e arenës evropiane, fitimin e Champions League.
Sipas mediave në Moskë, vizita e Silvio Berlusconit në Rusi ka pasur për qëllim gjetjen e investitorëve të rinj për Milanin e tij. Presidenti kuqezi po mendon të shesë 25 % të aksioneve gjigandit rus të gazit, "Gazprom”", kompani ku ka aksione dhe miku i tij, presidenti i ri i Rusisë, Vladimir Putin.
Me këtë lëvizje Berlusconi do të siguronte shumën e duhur për të investuar në merkato pasi, sipas llogarive, 25 % e aksioneve të Milanit kushtojnë rreth 175 milionë euro.