Milan bën mrekullinë në këtë javë të Serie A, ku me 13 mungesa merr një fitore të rëndësishme në transfertë me Udinezen.
Një pjesë e parë e dobët për kuqezinjtë që e shohin veten në disavantazh që në minutën e 19-të të takimit. Një humbje e mundshme do të ndikonte shumë psikologjikisht tek kuqezinjtë, por në pjesën e dytë ndryshon gjithcka.
Aktivizimi i Maksi Lopez, blerjes më të fundit të Milan, ndryshon gjithçka. Në fillim është vetë argjentinasi që shënon pas grushtimit që i bëri portieri i Udinezes goditjes së El Sharaui.
Ndërkohë që pak minuta më pas, është Maksi Lopez që shërben për Faraonin, i cili shënon edhe në këtë ndeshje duke u konfirmuar si një zbulim i kuqezinjve e në të njëjtën kohë duke i dhënë këtë fitore mjaft të rëndësishme Milan-it.
Përkohësisht skuadra e Alegrit kryeson Serie A, ndërkohë që Juvnetus ka dy ndeshje më pak.