Forumi Kuq E Zi
Origjina e botes dhe njeriut Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Origjina e botes dhe njeriut Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Origjina e botes dhe njeriut Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Origjina e botes dhe njeriut Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Origjina e botes dhe njeriut Empty Origjina e botes dhe njeriut 21/6/2011, 16:13

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Origjina e botes dhe njeriut

Sipas mitologjise ne fillim ekzistonte nje kaos, lloj mase pa forme dhe e perbere nga elemente te tille si toka, uji, zjarri etj.

Nga kjo mase me vone u krijua bota dhe me pas njeriu.Nga kjo mase e zhytur ne erresire te plote, dolen dy elemente te fuqishem, Toka, qe eshte burim i te gjitha te mirave e sendeve si dhe Erosi ose dashuria, i ciki ne dallim nga te gjitha perendite e tjera, i jep njeriut gjalleri, force duke e bere jeten te gezuar.

Pas nje kohe shume te gjate, Kaos morri trajta me te percaktuara dhe nga ai u krijua Erebi dhe Nata,qe dhe me vone ata linden Diten, Eterin, Uranin (qiellin).Ky i fundit u be me pas venqendrimi i te gjitha perendive.Nga Urani (qielli) dhe Gjea (toka) linden titanet.

Keta ngriten krye kunder perendive dhe u munduan te ngjiteshin ne qiell duke vendosur njerin mal mbi tjetrin.
Nga te gjithe titanet e tjere dallohej per nga fuqia Kronosi.

Titanet te nxitur nga e ema e tyre,Gjea,e zemeruar sepse qiklopet e pabindur(edhe keta femije te saj),te debuar nga i ati i tyre qene derguar ne Tartar, te udhehequr nga titani Kronos i bene lufte Uranit duke e rrezuar kete te fundit.Kronos morri pushtetin, por kur Zeusi shfronesoi Kronosin dhe mori sundimin ne qiell,

Titanet ndermorren kunder tij nje lufte 10vjecare,ne mbarim te se ciles,te mundur keqas,qene mbyllur ne Tartar.

Kronosi (koha) permbysi te atin e tij,Uranin,mbasi ky i fundit i zhdukte Titanet, nga frika se mos i merrnin pushtetin.

Nga martesa e Kronos me Rea-n linden Hera,Plutoni,Poseidoni,Zeusi.Por Kronosi, nga frika se mos edhe femijet e tij do te hakmerreshin nje dite, ashtu sikunder kishte vepruar dhe ai me te atin, i gelltiti te gjithe djemte qe lindi gruaja e tij Rea.

Kur Rea lindi Zeusin,iu lut prinderve te saj Qiellit dhe Tokes qe ta ndihmonin te shpetonte djalin e saj Zeusin.

Keta e keshilluan vajzen e tyre te shkonte ne ishullin e Kretes dhe aty,kur lindi Zeusi,e ema e tij,gjithnje e ndihmuar nga prinderit e saj fshehu te birin ne nje shpelle ne malin Ida ku dhia Amaltea e ushqente me qumeshtin e saj.

Pastaj Rea mbeshtolli nje gur te madh dhe ia dha te shoqit,i cili e gelltiti menjehere pa kuptuar gje.Zeusi,pasi u rrit shume shpejt e rrezoi nga froni te atin duke u bere ai keshtu sundues i gjithefuqishem.Luftoi dhe kunder titaneve te tjere qe ishin vellezerit e tij.

Titani Promete,i biri i titanit Japet dhe vella i Atlasit,krijoi njeriun e pare prej balte dhe uji duke i dhene paraqitjen e perendive.

Pas kesaj, ndersa perendesha Athina i dha shpirt njeriut,Prometeu per ta bere qenie te arsyeshme,vodhi zjarrin nga qielli dhe ua dha njerezve.Ai u mesoi si duhet te jetonin,te punonin,te ndertonin shtepi etj.Dhenia e zjarrit qe e domosdoshme per jetesen e njeriut dhe per zhvillimin e te gjitha mjeshterive.

Zeusi,i zemeruar nga veprimi i Prometeut,sepse zjarrinmund ta kishin vetem perendite e qiellit,vendosi ta ndeshkonte rrepte.Me prangat qe i kishte fabrikuar Hefesti dhe me anen e ketij te fundit,e lidhi Prometeun ne nje shkemb ne malin e Kaukazit.Nje shqiponje e derguar nga Zeusi,i shqyente melcine,e cila rritej perseri,keshtu qe dhimbja s’pushone kurre.Vuajti per 30vjet,derisa nje dite Herakliu e vrau shqiponjen duke cliruar Prometeune lidhur.

Zeusi mendoi gjithashtu te ndeshkonte dhe njerezit.Me ata veproi keshtu:i dergoi Epimeteut,qe ishte vellai i Prometeut,Pandoren e bukur,me te cilen ai u martua.Ajo ishte gruaja e pare e krijuar nga Hefesti me urdher te Zeusit.

Perendesha Athina e pajisi Pandoren me te gjitha cilesite;vete emri Pandora do te thote “me te gjtha cilesite”.Kur Pandora shkoi tek Epimeteu,Zeusi i dhuroi nje kuti ku ishin mbyllur te gjitha te mirat dhe te keqijat se bashku dhe qe s’duhej hapur kurre.Epimeteu,kureshtar e hapi kutine fatale dhe atehere te mirat dhe te keqijat u perhapen ne gjithe boten.

Ne fund te kutise kishte mbetur vetem Shpresa,perendesha qe mbetet deri ne fund te te gjithe njerezit.


rigjina e botës

Çdo gjë që ekziston rreth nesh – bota që na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Në radhë të parë, përse është ajo aty? Sa i vjetër është Universi? Apo a është ai gjithmonë aty? A jemi ne me të vërtetë të veçantë në kohë dhe hapësirë? A do të arrimë të kuptojmë se si filloi gjithçka? Nga është bota?

Kozmologjia po punon për të studiuar edhe cepin më të skajshëm të Universit. Për herë të parë mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit të Universit me anë të vëzhgimeve reale. Me teleskopët e sotshëm, me përshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterët, shkencëtarët po arrijnë, çdo herë e më tej, ta përplotësojnë imazhin se si u krijua Universi.

Udhëtimet në kohë me anë të dritës

Në Berkeley University të Kalifornisë astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapësinor Hubble. Astronomët i quajnë këta yje Supernova. Supernovat hyjnë në ngjarjet më të dhunshme të Universit. Ato eksplodojnë me fuqinë e trilion trilionë bombave atomike. Drita e tyre shndrit për një kohë të shkurtër më shumë se e një galaktike të tërë. Për shkak se drita e tyre mund të përllogaritet shumë saktë, Perlmutter mundet të na japë largësinë e tyre nga Toka dhe, në këtë mënyrë, mund të hedhim një vështrim nga e kaluara.

Perlmutter:
Të gjithë këto Supernova janë ekplozione që kanë ndodhur para një, dy, tre miliardë vitesh. Në çastin kur studiojmë një nga këto supernova, ato na tregojnë diçka rreth këtij momenti të historisë para një apo dy miliardë vitesh, ndërkohë që ne përpiqemi të qëmtojmë sa më shumë e mundur, për të zbuluar se si ka qenë Universi para dy, pesë apo dhjetë miliardë vitesh.

Pra çdo vëzhgim drejt gjithësisë është po ashtu edhe një udhëtim në kohë, mbrapa në të kaluarën. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janë aq larg, saqë dritës i duhet shumë rrugë për të bërë deri në tokë. Një rreze drite për një vit kalon një rrugë prej 9 ½ miliardë kilometrash. Dritës së Diellit tonë i duhet vetëm 8 minuta që të mbërrijë tek ne. Por dritës së Andromedës, galaktikës më të afërt me Rrugën e Qumështit, i duhen 2 ½ milionë vite deri tek ne.

Shkretëtira në Kili. Këtu ndodhet vegla më e madhe e njerëzimit në tokë e bërë për të vëzhguar Gjithësinë. Është Very Large Telescope, shkurt VLT.

Ky teleskop nuk është vetëm një dylbi i fuqishëm, por gjithashtu edhe një makinë kohe. Me të shkencëtarët kanë mundësinë të depërtojnë sa më larg në Kozmos. Në thellësitë e Gjithësisë ata kërkojnë zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillës që më pas do të formonin formacionet komplekse dhe të mrekullueshme: galaktikat, prej të cilave është ndërtuar Universi.

Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck për fizikë extraterrestrale në Garching janë në kërkim të lidhjes mes yjeve të para dhe galaktikave më të hershme.

Si qe e mundur që nga strukturat e para difuze të zhvilloheshin forma të qarta të një galaktike? Imazhet e para që morëm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardë vit-drite larg. Trajta të paqarta skematike. Tani shkencëtarët duhet të vendosin rreth një njolle drite.

Vetëm atëherë mund t’ia drejtojnë të gjithë forcën e dritës të Teleskopit objektit të përzgjedhur. Po morën një vendim të gabuar, do me thënë Teleskopin ia drejtojnë një mjegullnaje difuze yjesh në vend një galaktike, kjo do të thotë të humbasësh kohë teleskopi shumë të çmueshme.

A ka më shumë se një univers?

Në Stanford University të Kalifornisë fizikani Andrej Linde ka një shpjegim shumë të thjeshtë për ekzistencën e Materies: Universi jonë është thjesht njëri nga pafund shumë universe tjerë paralele me pafund shumë tipare të ndryshme. Ka pafund botë, në të cilat sundojnë mbase ligje krejtësisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonë. Dhe krejt rastësisht, ky i yni është krijuar ashtu, që ne të mund të jetojmë.

Andrej Linde:
Fill pas Shpërthimit të Madh Universi nis të prodhojë pjesë të tij të veta të ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet përjetësisht, ka mundësi të lindin gjithë universet e mundshme, madje edhe ato më të pamundshmit. Disa mund të kenë ligje fizike që mund të ngjasojnë me tonat. Dhe disa herë lindin universe me ligje krejtësisht të ndryshme. Ne mund të udhëtonim shumë e shumë larg për të arritur te këta universe dhe të shikonim diçka krejt tjetër. Por për të udhëtuar aq larg nuk jemi në gjendje ta bëjmë fizikisht. Atëherë mendojmë: ky është Universi im dhe ky është një tjetër univers ku jeton dikush tjetër. Këtë unë e quaj imazhin e Multiversit

Multiversi është më shumë se një ide. Linde e ka përllogaritur këtë dhe fizikanët tjerë nuk e shohin idenë e tij si të pamundur. Por si është krijuar në fakt? Përgjigjja tij: fjalëpërfjashëm nga Hiçi. Nga Hiçi e ka llogaritur formulën e Multiversit. Sipas Teorisë së Lindes ka një Vakuum zanafille me luhatje të vogla. Nga kjo është krijuar Universi. Këto lëvizje kanë qenë shkak për shpërndarjen e parregullt të Materies: në disa vende u formuan galaktika dhe disa të tjera hapësira boshe. Por nga ky vakuum luhatës nuk lindi vetëm një univers, por pafunsisht shumë.

Koperniku na mësoi që nuk jemi në qendër të Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janë diej njësoj si yni. Hubble na vërtetoi se Universi zgjerohet. A do të na mësojë Andrej Linde që Universi jonë me qindra miliarda galaktika nuk është i vetmi?

Saul Perlmutter:
Në të vërtetë duhet të supozojmë mundësinë e ekzistencës së universeve të të gjithë llojeve dhe sasive të mundshme dhe se të gjithë këta mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë – në qoftëse ekziston diçka e tillë si koha.

Harald Lesch nuk është dakord. Ai mendon se shkenca nuk është në gjendje t’i japë përgjigje një pyetjeje të tillë, sepse sipas parakushteve që shtron, është e pamudur të ketë një përgjigje. Çdo mendim që braktis sistemin e vet për të nuk është më shkencë.

Harald Lesch:
Për çdo shkencë natyrore është deçizive që së pari të respektojmë kauzalitetin dhe së dyti kundërvënien midis hipotezës dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition në rastin e universeve paralele, atëherë dy pikat e rëndësishme, që shkenca ka zbatuar me aq madhështi dhe triumfalitet në tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnë më.

Në Penn State University të Pennsylvanisë atstofizikanët Martin Bojowald dhe Abhay Ashtekar janë të një mendimi tjetër. Ata kanë llogaritur një formulë, e cila vërteton matematikisht, që nuk ka patur asnjëfarë Shpërthimi të Madh, por çdo gjë ka nisur me një Big Bounce, një proces sustimi. Një tezë e bazuar matematikishit për kohën para Shpërthimit të Madh ëhtë e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike të Shpërthimit të Madh, nuk duhej të kishte fare kohë para Shperthimit. Koha dhe hapësira do të duhej pra të ishin krijuar vetëm në momentin e Shpërthimit.

Problemi që kemi deri më sot është: sa më larg të zhvendosemi në të kaluarën e Universit, aq më pranë do t’i vijmë çastit, kur e tërë masa e Gjithësisë tkurret shumë e më shumë, deri në momentin që volumi arrin te zeroja, ndërsa trysnia pafund. Por në këtë pikë çdo teori merr fund. Përshkrimi i një gjendjeje të tillë nuk ka qenë i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrëzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojowald vazhdojnë të bëjnë akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej të ndalonte në momentin e Shperthimit të Madh?

Shkanca ka mundur deri më tani ta shpjegojë Universin ose me Teorinë e Relativitetit ose me Teorinë e Kuanteve, por që t’i kombinojë të dy këta principe matematikore s’ka arritur deri më tani askush. Të gjitha llogaritë nuk shkojnë më tej se deri tek momenti i Shpërthimit të Madh. Ashtekar dhe Bojowald mundën për herë të parë të kombinojnë dy teoritë dhe arritën në një ekuacion plotësisht tjetër.

Meqenëse nuk do ecnin larg me metodat normale përllogaritëse, ata vet kohës i japin një strukturë hapsinore. Shkurt: llogaritë i bënin në dimensionin e katërt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik të lakimit (Loop Quantum Gravity). Në momentin kur të dy shkencëtarët përdorën teorinë dhe përllogaritjet e tyre për kohën para Shpërthimit të Madh, si rezultat fituan diçka apsolutisht të habitshme: llogaritjet nxorrën një univers paraardhës.

Abhay Ashtekar:
Megjithatë e papritura më e madhe ishte që me të vërtetë në anën tjetër – pra para Big Bangut – ka patur një tjetër univers. Këtë nuk e kemi pritur. Në fillim nuk isha i sigurt në mos bëhej fjalë për një efekt artificial. Por me llogaritjet e mëtejme pamë se kishim të bëjmë me një efekt real fizik.
Në vend të një fillimi absolut,a mos është fjala për një cikël pa mbarim? A mos vallë Bojowald dhe Ashtekar gjetën përgjigjen e pyetjes „çka përpara“? Gjer më tani thuhej: kujt i ec për dore të kombinojë Terinë e Relativitetit me atë të Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmën e Formulës së Botës! A mos ia kanë dalë Ashtekar dhe Bojowald?

Harald Lesch:
Ne nuk kemi kurrfarë mundësie për të kuptuar të tërë sistemin. Për këtë duhet të qëndronim jashtë sistemit. Atëherë dhe vetëm atëherë mund t’i përgjigjeshim pyetjes se ç’kishte para Shpërthimit të Madh, apo dhe pyetjes të famshme, se nga po zgjerohet në të vërtetë Universi? Me këtë duhet të pajtohemi. Kozmologjia është një arqitekturë e brendshme, pra mund të na japë vetëm tiparet e brendshme të Universit. Vetëm në qoftë se dalim jashtë tij do të kishim një shansë. Por përderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjë mundesi.


Ida, hallka munguese e teorise se Darvinit

Per te gjithe ata qe nuk e besojne akoma, fakti i kerkuar prej vitesh nga
me skeptiket, hallka munguese e teorise se Darvinit qe lidh primatet me
hominidet, tani eshte para syve te te gjitheve…
Origjina e botes dhe njeriut Ida-the-missing-link-prim-001
Quhet Ida dhe eshte gjetur ne Messel te Gjermanise dhe eshte
cilesuar si “mrekullia e tete e botes”. Eshte ajo cka shkencetaret, po
kerkonin qe nga publikimet e para te teorise se Darvinit, nje hallke e
pamohueshme e lidhjes se njeriut me majmunin dhe me lemuroidet e pare.
Deri me tani kishim arkeopteriksin,
lidhjen midis zogjve dhe zvarranikeve, nje pafundesi fosilesh te
ndermjetem midis specieve te ndryshme, nje teresi eksperimentesh dhe provash
qe e vertetonin kete teori. Megjithate, nuk mjaftonin per ti vene ne
nje mendje te gjithe! Kerkohej me padurim lidhja direkte, nje
lemuro-majmuno-njeri i cili te shfaqte karakteristika te perbashketa
midis primateve dhe hominideve, dhe per me teper duhej te ishte i
plote. Ja ku eshte!


Fosili i gjetur, paraqet tipare te ndryshimeve te para qe
transformuan lemuret ne primatet e pare. .Karakteristikat qe e lidhin
me primatet dhe njeriun jane:


1- Thonj ne vend te kthetrrave.


2- Forma e kockes se thembres se kembes tregon se Ida ka lidhje me
lemuret (primatet me bisht te gjate), majmunet (me bisht te shkurter),
dhe njerezit.


3- Vafti i fundit qe gjendet i fosilizuar ne stomakun e Idas permban fara dhe fruta por jo insekte.


4- Mungojne thonjte e kacavirrjes ne kembe. Cka tregon se nuk ishte nje lemur.


5- Gishti i madh, “perballe” kater te tjereve tregon se ishte nje primat.


6- Orbita syri te medha, te cilat indikojne se mund te shihte dhe naten.


7- Bishti i gjate tregon se nuk ishte plotesisht nje majmun.


Te gjitha keto e bejne kete fosil mjaft te vecante dhe te
rendesishem per shkencen dhe historine e saj. Per here te pare faktohet
se si majmunet e pare jane zhvilluar gradualisht nga majmunet lemuroide
dhe nuk jane shfaqur papritmas. Me pas prej tyre u zhvillua njeriu,
hallkat e evolucionit te te cilit jane mjaft te njohura tashme
(austrolopitek, neandertal, homo-sapiens per te permendur me kryesoret.)


Majmunet lemuroide jane nje specie
majmunesh te vegjel dhe me bisht te gjate. Jane llojet e para te
primateve qe jane shfaqur mbi toke. Fill pas zhdukjese se dinosaureve,
jane keta majmune te cilet i mbizoteruan ndryshimeve klimatike, per
shkak te trupit te tyre te vogel dhe nevojave te kufizuara ne ushqim, e
filluan te zhvillohen dhe ‘pushtojne’ planetin.

Deri me tani ajo mbi te cilen mund te dyshohej ishte se primatet u shfaqen (u krijuan)
vetvetiu, pa asnje lloj lidhjeje dhe zhvillimi me keta majmune. Ida
ndryshon gjithcka. Ajo ploteson hallken kafshe te vogla e te
pazhvilluara – IDA – majmune -Njeri dhe tregon se si speciet e sotme
evoluan nga specie primitive. Per kete arsye ajo eshte kaq e
rendesishme!


Darvini per ditelindjen e tij te 200 nuk mund te kerkonte dhurate me te bukur!


Origjina e botes dhe njeriut Kromozom
Kerkuesit
kane krijuar kodin gjenetik komplet te nje organizmi te gjalle – nje
bakter – duke bere keshtu nje tjeter hap te rendesishem perpara per te
krijuar jeten artificiale.

Me 485 gjene aktive, bakteri Mycoplasma genitalium, ka kodin gjenetik
me te shkurter te njohur se cdo organizem tjeter i gjalle. Virus qe
kane nje kod gjenetik akoma me te shkurter, nuk konsiderohen si qenie
plotesisht te gjalla, por si nje gjendje midis se gjalles dhe jo te
gjalles per shkak te paaftesise se tyre per tu riprodhuar pa ndihmen e
qelizave mbartese.

Bakteret perkundrazi jane te afte te riprodhohen dhe edhe pse nga me te
thjeshtat jane qenie plotesisht te gjalla. Grupi i qendres non-profit J.Craig Venter Institute, ne Maryland, punon prej vitesh duke kerkuar menyren per te ndertuar M. genitalium nga hici.

“Konsiderojme arritjen tone si hapin e dyte te rendesishem te nje
procesi te perbere prej tre hapash ne tentativat tona per te krijuar
organizmin e pare sintetik”, ka thene Craig Venter, themelues i
institutit.

“I gjithe ky proces ka filluar me vetem kater shishe produktesh kimike”.

M. genitalium ka nje strukture mjaft te thjeshte, e gjithe ADN-ja
mbahet ne nje kromozom te vetem. “Qellimi yne perfundimtar eshte ai i
krijimit te nje kromozomi krejtesisht sintetik i cili mund te futet ne
nje qelize artficiale, duke krijuar keshtu organizmin e pare
artificial, te krijuar vetem nga njeriu” – ka shtuar Venter.

Craig venter eshte nje mer i njohur ne fushen e kerkimeve
bioteknologjike. Ne 2001, Celera nje nderrmarje e krijuar prej tij, ish
e para qe dekodifikoi gjithe kodin gjenetik te njeriut.
Nje tjeter artikull per arritjen ne fjale e gjeni edhe te selfmaderadio.

Nje ‘gjeneze’ e dyte ?

Zbulimi i mikrogjallesave krejtesisht te ndryshme nga gjithe qeniet e gjalla do te ishte prova se jeta ne Toka ka filluar me shume se nje here.

Kerkimi mund te duket i veshtire, larg realitetit dhe ndoshta i pashprese, megjithate neqoftese perfundon me sukses do te jete prova vendimtare per krijimin e rastesishem te jetes ne Toke.

Ideja eshte e thjeshte por gjeniale.

Faktikisht neqoftese jeta mund te krijohet ne kushtet e pershtatshme mjedisore, atehere eshte e mundur qe ajo te jete krijuar ne Toka me shume se nje here. Kerkuesit jane duke kerkuar prova te nje gjeneze te dyte, duke kerkuar mikroorganizma biokimikisht te ndryshem nga te gjithe organizmat e njohur deri me sot.

Disa prej vendeve me te pershtatshme per te krijuar forma jete alternative jane pjeset ekologjikisht te izoluara nga nderhyrja e njeriut si grykat e vullkaneve ne fund te oqeanit ose pllajat e ashpra te Antarktides.

Mikrogjallesat e “reja” mund te jene edhe para syve tane dhe ta kemi te veshtire ti shohim, sepse ndoshta perkufizimi yne per jeten nuk eshte i plote ose krejtesisht pergjithesues.

Mjafton te permendet se para disa shekujsh te vetmet qenie te cilesuar si te gjalla ishin ato qe mund te leviznin, dhe keshtu gjithe bota bimore bente pjese ne objektet pa jete.

Per shkak te nderhyrjeve te njeriut ne Toke do te jete akoma me e veshtire te kuptohet nese nje forme e dyte jete eshte krijuar apo jo.

Ajo mund te jete zhdukur qe ne hapat e para te zhvillimit te saj per shkak te aktivitetit njerezor.

Nje sere arsyesh e cojne cakun e kerkimit me prane te pamundures. Megjithate rezultati eshte teper i
rendesishem per tu anashkaluar nje kerkim i tille.

Disa nga sjelljet me te rendesishme shoqerore mund te tronditen thelle nga keto rezultate.

Sidoqofte njerezimi ka te drejte te dije te verteten mbi vetveten…

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons