Kuajt janë zbutuar 6 mijë vjet më parë në zonën mes Ukrainës, jugperëndimit të Rusisë dhe Kazakistanit perëndimor. Në këtë përfundim arrin një studim gjenetik.
Më pas kuajt e zbutur u përhapën në Europë dhe Azi, duke u mbarështuar me kuaj të egër gjatë rrugës.
Sipas BBC, studimi është realizuar nga Universiteti i Kembrixhit.
Por kjo çështje është kundërshtuar ashpër nga shkencëtarët. Provat arkeologjikë sugjerojnë se kuajt janë zbutur pikërisht në stepat euroaziatike, por provat nga ADN-të mitokondriale sugjerojnë se kuajt janë zbutuar në vende të ndryshme në Europë dhe në Azi, pa lidhje me njëra- tjetrën./tema