Forumi Kuq E Zi
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese

Një grua po punonte kopshtin përpara shtëpisë së saj .Përpara iu shfaqën tre njerëz të vjetër ...
Ajo iu thotë : Nuk më dukeni të njohur por duhet t'ju ketë marrë uria .Ju lutem hyni në shtëpi të hani diçka .
Ata pyetën : Burri i shtëpisë ndodhet brenda ?
Jo - u përgjigj gruaja nuk ndodhet në shtëpi !
Gjithsesi ne nuk mund të futemi - thonë të tre njëzëri .
Pas disa orësh kur i shoqi u kthye në shtëpi , gruaja i tregoi gjithçka që i kishte ndodhur më parë .
Mirë - i thotë i shoqi - thuaju që u ktheva dhe le të urdhërojnë brenda .
Gruaja doli jashtë dhe i ftoi të hyjnë brenda .
Nuk mund të futemi që të tre në një shtëpi - i thanë pleqtë .
Përse ?- pyeti gruaja .
Njëri nga pleqtë i shpjegoi :Unë jam Dashuria , ndërsa ky është Pasuria dhe tjetri është Suksesi .
Tani shko brenda dhe pyet burrin tënd se kë dëshironi të futni brenda .
Gruaja futet në shtëpi dhe i tregon burrit bisedën që kishte bërë me tre pleqtë.Ai u kënaq dhe i tha : Nëse është kështu ftojmë Pasurinë, të hyjë dhe të mbushi shtëpinë tonë.Gruaja nuk ishte dakort : I dashur përse mos të fusim Suksesin ?

Vajza e çiftit ishte duke dëgjuar nga ana tjetër e shtëpisë dhe vjen me vrap : A nuk do ishte më mirë të ftonim Dashurinë ?Kështu familja jonë do mbushej plot dashuri .
Dëgjojmë vajzën - i tha babai nënës .Shko jashtë dhe fute Dashurinë brenda .
Gruaja doli jashtë dhe tha : Dashuria është e ftuara jonë , urdhëro brenda .Dashuria ngrihet nga stoli ku ishte ulur dhe drejtohet nga shtëpia .Edhe dy të tjerët ngrihen dhe e ndjekin pas .E çuditur gruaja i pyet :Unë ftova vetëm Dashurinë , pse erdhët edhe ju ?
Të tre folën njëkohësisht :Nëse do kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin , dy të tjerët do rrinin jashtë .Por meqë ti ftove Dashurinë , ku shkon ajo shkojmë dhe ne .Atje ku ka Dashuri ka edhe Pasuri dhe Sukses !!

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kush duhej ftuar për të hyrë.. ?? Histori domethenese 2630467-four-candles-in-a-row-glowing-in-the-darkness
Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë : Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë, dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe eDashurin

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje ditë, nje dijetar Indian , i beri kete pyetje dishepujve te tij:
“Pse personat bertasin kur jane te nervozuar ?”
-“Bertasin sepse humbasin qetesine”u pergjigj njëri prej tyre.
-“Po perse te bertasin, ne nje kohe qe personin tjeter e kanë fare prane?”-tha perseri dijetari.
-“Epo…bertasim, sepse deshirojme qe personi tjeter ten a degjoje”-replikoi nje tjheter dishepull
Dhe mjeshtri iu rikthye me nje tjeter pyetje:
-“Po, nuk eshte e mundur ti flasesh me zë te ulet ?”
U dhanë pergjigje te ndryshme por asnje nuk e bindi dijetarin. Atehere ai tha:
“E dini se perse i bertasim nje tjetri kur jemi te nervozuar?? Fakti
eshte se kur dy persona jane te nervozuar, zemrat e tyre largohen shume.
Per te mbuluar kete distance duhet bertitur per tu degjuar. Nga ana
tjeter, cfare ndodh kur dy persona jane te dashuruar. Ato nuk bertasin,
flasin lehtë. Dhe e dini perse ? Distanca mes tyre eshte e vogel.
Ndonjehere, zemrat e tyre jane aq prane, saqe as nuk flasin, vetem
peshperijne. Dhe kur dashuria behet intensive, nuk eshte më as nevoja te
peshperitësh, mjafton te shihesh ne sy. Zemrat e tyre meren vesh.”
Ne fund, dijetari e mbylli duke thene:
“Kur ju diskutoni, mos lejoni qe zemrat tuaja te largohen, mos thoni
fjale qe mund te krijojne te tjera distanca, sepse do vije nje dite qe
kjo distance do jete aq e madhe, sa që nuk do gjëndet rruga per tu
bashkuar serish”.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një grua e cila nuk kishte asnjë burim financiar , gjeti një kokërr vezë .
E lumtur thërret burrin dhe fëmijët e saj dhe iu tha :Të gjitha shqetësimet tona sot mbaruan .
Shikoni pak : Gjeta një vezë!
Ne nuk do ta hamë , por do e çojmë te komshiu ynë që ta vendosi në
furrikun e tij .Në këtë mënyrë shumë shpejt do të kemi një zog , që do
të bëhet një pulë .
Ne natyrisht që nuk do e hamë pulën , por do e lëmë të bëjë shumë vezë ,
dhe nga vezët do të dalin pula të tjera , që do të bëjnë përsëri vezë .
Kështu që do të kemi shumë pula dhe mjaftueshëm vezë .
Nuk do të hamë as pulat dhe as vezët por do i shesim dhe me lekët do të blejmë një viç.
Do e rrisim viçin dhe do e bëjmë një lopë .Lopa do të na japë viça të tjerë , deri sa të bëjmë një tufë .
Do e shesim tufën dhe do të blejmë një fushë , më pas do të blejmë e do të shesim , do të shesim e do të blejmë .
Ndërsa fliste , gruaja përdorte gjeste , veza i rrëshkiti nga dora dhe iu përhap në dysheme...Synimet tona shpesh duken si diskutimi i
kësaj gruaje : Do të bëj , do të them , do të përmirësoj ...Kalojnë ditë
e muaj dhe nuk bëjmë asgjë ...!!!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një dite ishte pyetur një profesor i matematikës për vlerën e gruas...
Dhe Ai u përgjigj:
Nëse gruaja... është pronare e moralit atëherë ajo vlerësohet me = 1
Nëse ajo posedon bukuri atëherë i shtohet vlera e saj me një zero = 10
Nëse ajo është e pasur atëherë i shtohet vlerës së saj edhe një zero = 100
Nëse ajo posedon autoritet familjar atëherë vlerës së saj i shtohet edhe një zero = 1000

Dhe nëse ia largojmë numrin një [1] (moralin) atëherë vlera e saj do të mbetet [ 000 ] , dhe kështu ajo mbetet e pavlerë.

Morali dhe sjellja e mirë është vlera e
femrës, stolia më e bukur e saj, nëse ajo atë nuk e posedon, stolitë
tjera nuk i bëjnë dobi...!!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një burrë po i shërbente me shumë përkushtim rrënjës së trëndafilit që
kishte mbjellë ca ditë më parë. E ujiste çdo ditë duke pritur çastin,
kur gonxhja do të shperthente. Mirëpo një ditë u mërzit nga gjembat e
shumtë e tha me vete: “Si mund të dalë një lule kaq e bukur nga një bimë
e mbushur plot me gjemba ?!” Dhe e la pas dore kujdesin ndaj saj,
pikërisht pak para se ajo të çelte.Kësisoj, rrënja e trëndafilit u tha.
Fatkeqësisht,kështu ndodh dhe me shumë njerëz. Brenda çdo shpirti
ekziston një trëndafil, pavarësisht fajeve dhe gabimeve. Por shumë nga
ne shohin vetëm gjembat,të metat dhe nuk e vlerësojne natyrën e pastër
që Zoti ka mbjellë në shpirtrat tanë. Kjo ndjenjë dëshpërimi dhe
vlerësimi i ulët për veten na bën që ta lëmë pa ujitur këtë mirësi, e
cila pak e nga pak vdes brenda nesh....!!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shoqeria e mire njihet ne kohe te veshtira


Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë.
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
- Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
- Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? - më tha.
Iu përgjigja - Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?
Unë iu përgjigja - Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të
fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes.
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva
mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të
kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që
ndihesha mirë më tha :- Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në
punë.
U çudita dhe i thashë :- Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?
Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë !Ai qeshi dhe më tha :- S'ka problem, për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë.
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte
drejt makinës i bërtita nga larg :- Tani çdo gjë është në rregull, po
përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë :- Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj :- Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë..
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja
veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij
dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte
gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për
gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe
problemeve të tyre...I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë...



Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i
fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të
shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Historia e dy lapsave !


Njëherë e një kohë, ishin dy lapsa, të cilët ishin shokë të ngushtë. Për
shkak se ata nuk ishin mprehur kurrë, ata kishin të njëjtën gjatësi.
Megjithatë, njëri prej tyre u lodh duke jetuar në heshtje dhe në
pasivitet. Prandaj, ai shkoi tek një mprehëse lapsash dhe i kërkoi që ta
mprehte atë. Duke u frikësuar nga mprehja, lapsi i dytë u tërhoq; ai
ishte i vendosur të ruante paraqitjen e tij elegante. Pasi u mpreh,
lapsi i parë vendosi të kalonte pak kohë larg shtëpisë. Ai u kthye pas
njëfarë kohe “i shkurtër”, por i zgjuar. Pasi e pa lapsi elegant i pa
mprehur nuk e njohu, madje nuk pranoi të fliste me të. Lapsi i mprehur
mori guximin dhe ia tregoi se kush ishte në të vërtetë. Lapsi i gjatë u
habit, dhe në fytyrën e tij u vunë re shenja talljeje, kur vuri re sa i
shkurtër ishte shoku i tij i ngushtë. Lapsi i shkurtër nuk i kushtoi
rëndësi talljes së mikut të tij. Ai filloi të fliste për gjërat që
kishte mësuar gjatë kohës që kishte qenë larg. Ai filloi të shkrshumë fjalë dhe të vizatonte forma shumë interesante, ndërsa po i
tregonte mikut të tij të gjatë për përvojën që kishte kaluar jashtë
shtëpisë. Në fakt ai kishte mësuar shumë gjëra që e kishin bërë më të
zgjuar. Pas kësaj lot pendimi rrodhën nga sytë e lapsit të gjatë dhe ai
menjëherë nxitoi tek lapsi që të mprihej. Ai e prishi barrierën e
heshtjes, të pasivitetit dhe të frikës vetëm pasi e mësoi se kushdo që
dëshiron të mësojë, në fillim duhet të vuajë. Megjithëse historia e
mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me
botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë
dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe
peripecitë e jetës.

Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten
të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë
zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut
të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të
gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona.

Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons