Në qoftë se nuk iu pëlqejnë bletët atëherë mbyllini sytë menjëherë. Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj blete e cila nuk preferon asgjë tjetër përveçse të shijojë “nektarin” e lëngut që del nga syri i njeriut.
Këto bletë ulen butësisht mbi qepalla, aq sa disa njerëz nuk i ndjejnë fare këto insekte, deri sa bletët fillojnë të thithin lotët që dalin nga syri.
Edhe po të mbyllen sytë prapë nuk ka diferencë, sipas raportit të Kansas Entomological Society.
Nga eksperimentet me bletët rezultoi se vetëm pas zbritjes së lotit, njerëzit fillojnë të ndjejnë praninë e bletës e cila thith qetësisht lotin që rrjedh mbi faqe.
Nga ky studim siç raporton noa.al, thuhet se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë kur kanë një bletë të ngjitur pas fytyre dhe as në kohën që ajo thith lotët e tyre.
Në vijim theksohet se edhe mbyllja e syve nuk është zgjidhje pasi bleta vijon të thith lotët por me ndërprerje në varësi të përplasjes së qepallave.
Por fatmirësisht kjo specie e bletës, lisotrigona nuk gjendet në çdo kopsht pasi gjeneza e saj vjen nga Tajlanda dhe nuk është gjetur ende në Europë apo Amerikë.
Mendohet se këto bletë janë të tërhequr në sasi vogël të proteinave që gjenden në lotët tanë.
Ato gjithashtu mund të tërhiqen me përmbajtjen si kripës së disa specie të tjera bletësh në New York të cilat lëpijnë djersën e njerëzve.
Studiuesit u munduan ti tërhiqnin këto bletë me mish dhe me djath por ato nuk u tunduan dhe vijuan të qëndrojnë në sytë e përlotur të njerëzve.
Por fatmirësisht qepallat deri më tani kanë arritur ti mbrojnë sytë, pasi qerpikët arrijnë ti largojnë nga brendësia e syrit.
Por edhe pas tentativave të shumta për largim përmes përplasjes së qepallave, bleta është larguar për pak kohë dhe është kthyer sërish deri sa ka thithur lotët.