TROPOJE- Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë lë në arrest më burg 31 vjecaren Manjola Dollapaj e akuzuar për një vrasje të dyfishtë, të bashkëshortit të saj Eduard Dollapaj dhe shtetasit Kacanik Gjuriqi me të cilin dyshohet se kishte lidhje intime.
Vlerësimi I masës së sigurisë nga gjykata vjen tre ditë pas krimit të rëndë që tronditi qytetin verior. Dy viktimat u gjetën të vdekur në banjon e banesës së çiftit Dollapi ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre. 31 vjecarja e cila u arrestua menjëherë pas vrasjes pranoi autorësinë e krimit, ndërkohë që një ditë më pas ajo tentoi vetëvrasjen në qeli. Mbi 31 vjecaren rëndon akuza e vrasjes me dashje.(ns/shqiptarja.)