Ajo që u ka ndodhur një grupi alpinistësh është padyshim një mrekulli…. Ndërsa po tentonin të ngjiteshin në një nga majat më të rrezikshme në botë, në Nepal, një ortek u shkëput nga maja dhe po vinte drejt tyre. Megjithatë grupi i përbërë nga dy meksikanë dhe dy guidat e tyre, shpëtuan pa problem duke u strehuar poshtë një mburoje prej akulli. Për më tepër ata vijuan më pas ngjitjen në majën që është e dhjeta më e larta në botë. Në total 153 njerëz e kanë ngjitur, ndërkohë që 58 persona janë vrarë duke tentuar të ngjiten.
Fotot që nuk kanë nevojë për koment janë realizuar nga një fotograf turk, që ishte në zonë në atë moment, me një tjetër grup alpinistësh./albobserver/
Fotot që nuk kanë nevojë për koment janë realizuar nga një fotograf turk, që ishte në zonë në atë moment, me një tjetër grup alpinistësh./albobserver/