Një çift anglez pasi ju ngordhi qeni i tyre shpenzuan një shumë të madhe parash për të klonuar kafshën e tyre të ngordhur. Për këtë arsye, ata paguan plot 155 mijë dollarë për të klonuar qenin e tyre, të quajtur Sir Lancelot.
Gjithçka nisi në vitin 2008, kur Edgar dhe Nina Otto pasi e vizituan tek veterineri, mësuan se ai u diagnostikua me kancer. Ata ruajtën ADN-në për ta risjell sërish në shtëpi .Çifti dhe pse kishte nëntë qen të tjerë, shpenzuan gjithë pasurinë e grumbulluar për të mos e humbur atë. Pas shumë përpjekjesh, ata arritin qëllimin dhe tashmë janë të lumtur me kafshët shtëpijake. Lancelot Encore u bë qeni i parë i klonuar dhe lindi në vitin 2009. Shërbimi i klonimit tani është pezulluar në SHBA, por vazhdon në Korenë e Jugut.