Vetëvrasjen live të një hajduti makinash, të cilin policia e ndiqte për më shumë se një orë, transmetoi në linjë të drejtpërdrejtë rrjeti televiziv amerikan Fox News.
Në fakt, nuk është hera e parë që kanalet televizive transmetojnë live operacionet e policisë kundrejt keqbërësve. Kështu ndodhi edhe këtë herë, ku kamera e Fox News ndodhej në një helikopter dhe transmetonte live gjithçka.
Autori i vjedhjes grabiti një makinë në Finiks, kryeqyteti i Arizonës dhe tentoi të arratisej, duke shkëmbyer zjarr me policët, që e ndiqnin këmba këmbës.
Por në një moment, ai ndalon makinën, del jashtë, vrapon nëpër fusha dhe më pas vret veten.
Edhe pse pamjet transmetohen me vonesë pesë sekonda, kanali nuk i ndali transmetimet edhe kur burri kishte vendosur pistoletën në kokë dhe vetëvrasja e tij u transmetua live, para syve të miliona teleshikuesve.
Bordi drejtues i kanalit kërkoi më vonë falje, pasi shumë fëmijë që i ndjekin live këto raste, panë vetëvrasjen live edhe të hajdutit. /alb-observer/
Për më shumë shikoni videon më poshtë: