Telashe të reja për Yahoo!. Administratori i ri i deleguar, Scott Thompson është akuzuar se ka gënjyer për kurrikulumin e tij, ku thuhej se kishte marrë një diplomë në Kontabilitet dhe Informatikë pranë Stonehill College të Bostonit.
Por universiteti ka ndërprerë dhënien e diplomave për Informatikë që prej vitit 1983, ose katër vjet para se Thompson të diplomohej.
Mashtrimi është zbuluar nga Dan Loeb, aksioner i Yahoo!, që disa herë ka kritikuar zgjedhjet menaxheriale të motorit të kërkimit.
Kompania është përpjekur të sheshojë polemikat, duke e cilësuar rastin si “një gabim të bërë padashje” dhe duke rikonfirmuar besimin e saj tek administratori, i konsideruar si shumë i kualifikuar për të mbuluar detyrën dhe me një histori suksesesh në drejtimin e kompanive teknologjike.
Në fakt, përpara se të mbërrinte tek Yahoo!, Thompson kishte drejtuar PayPal dhe në faqen e eBay, shoqëri e drejtuar nga PayPal, kurrikulumi i administratorit ishte i saktë. Megjithatë, lidershipi i Yahoo! është në pritje të sqarimeve.
tch