Mijëra vdekje janë parandaluar në spitale për shkak se stafi mjekësor ka qenë më i kujdesshëm në lidhje me larjen e duarve. Kështu thotë një studim i realizuar në Britaninë e Madhe.
Fushata e profilit të lartë “Pastroni duart” ka inkurajuar doktorët dhe infermieret të përdorin sapun dhe ujë ose xhel alkoolik mes pacientëve për të shpëtuar më shumë jetë se çdo shpikje apo zhvillim mjekësor për një gjeneratë. Kështu thuhet në raportin e publikuar në prestigjiozen “British Medical Journal” sot.
Pas publikimit të kësaj nisme në vitin 2004, sasia e sapunit dhe xhelit alkoolik, blerë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, është trefishuar.
Po në këtë periudhë, numri i infeksioneve në spital u përgjysmua. Mendohet se së paku 10 mijë jetë janë shpëtuar./tema/