Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin Stresi duket se do “hajë” tre vite burg. Kështu të paktën ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda.Stresi akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Stresi, së bashku me katër persona të tjetër, kanë kërkuar 25 mijë euro nga regjisori Leonard Bombaj, të cilin e akuzojnë se ka bërë seks me një të mitur.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpreh se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambientet e studiove “Sirea Film”.
Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh./albeu/