“Facebook” e ka caktuar vlerën e aksioneve të tij në ofertën e re publike në listimin e parë në bursë midis 28-35 dollarëve për aksion, duke e vlerësuar në total vlerën e kompanisë në 85-95 miliardë dollarë. Kjo e shndërron “Facebook” në firmën më të madhe në historinë e internetit, më e madhe edhe se “Google”, që në vlerësimin e fundit në vitin 2004 kishte një vlerë prej 23 miliardë dollarësh.“Facebook”, që ka vendosur të listohet për herë të parë në bursë, do të nisë operacionet e para në “Nasdaq” nën emrin “FB”, në datën 18 maj.
Më shumë se 10% e biznesit është nxjerrë në shitje, çka pritet të sjellë fonde prej më shumë se 12 miliardë dollarësh për kompaninë.
Një rrjet shoqëror me 900 milion përdorues në të gjithë botën, “Facebook” regjistroi përfitime prej një miliardë dollarësh një vit më parë.
Sipas ekspertëve, janë disa investitorë të mëdhenj që kanë shprehur interesin e tyre për blerjen e kësaj pjese të aksioneve, pavarësisht shqetësimeve për mundësinë për një rritje afatgjatë të rrjetit shoqëror.
tch