Motrat binjake kanë të njëjtin burrë si…kushërira e tyre
Motrat binjake Vicki dhe Valeri Darger, jo vetëm që duken njësoj, por janë edhe të martuara me të njëjtin burrë.
42 vjeçaret amerikane janë në një martesë poligamie me Joe, 43 vjeç, që ka edhe një grua të tretë, kushërirën e binjakeve, Alinën.
Binjaket janë mormonë fondamentalistë nga Salt Lake City dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre.
Vicki, që aktualisht është shtëpiake, u martua me Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi, para 22 vitesh.
Valerie u bashkua me familjen si gruaja e tretë në vitin 2000.
Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë me Joe.
Secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.
Valerie, që punon në një biznes të familjes për pastrimin me Alinën, 43 vjeç, thotë: “Fakti që Joe është martuar me Vicki-n, nuk më shqetëson aspak. E marr si shenjë se ai do jetë një bashkëshort i mirë edhe me mua. Kur ishim adoleshente, unë dhe Vicki pëlqenim të njëjtit meshkuj. Mendoja se do ishte mirë sikur të kishim edhe për burrë të njëjtin person,” thotë ajo.
Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990.
Vicki dhe Alina kishin dhjetë vite martesë me Joe kur nisën ta inkurajojnë atë që të niste një marrëdhënie me Valerie-n. Kjo e fundit po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar, Donald, që kishte pasur gjashtë gra.
Një natë kur Valerie dhe pesë fëmijët e saj ishin në shtëpinë e Joe, mes tyre lindën ndjenjat. Tani ata janë bashkë nën një strehë dhe të lumtur.
Ata tentuan ta mbajnë martesën sekret pasi shteti nisi të hetonte poligaminë e tyre.
Edhe pse poligamia është përgjithësisht ilegale në 50 shtete, praktikuesit thuajse kurrë nuk procedohen vetëm në rast se ka prova të dhunës ose mashtrimeve.
Tani tre gratë dhe burri i tyre thonë se po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet dhe ligjet të ndryshojnë.