Një shtëpi në mes të rrugës, familja refuzon zhvendosjen
Një pronare shtëpie në Kinë ka përfunduar duke jetuar në mes të një rruge kryesore të re pasi refuzoi që të zhvendosjen kur nisi puna për ndërtimin e rrugës. 75 vjeçarja Hong Chunqin dhe burri i saj, që jetojnë në banesë me dy djemtë, fillimisht pranuan të shesin shtëpinë dhe pranuan rreth 11 mijë euro kompensim, por më pas refuzuan.
Në Kinë dikur prona private mund të të hiqej krejt kollaj, por tani ligjet janë forcuar dhe është e paligjshme të shkatërrosh pronën e dikujt pa marrëveshje.
Shumë pronarë shtëpish po ua bëjnë jetën të vështirë ndërtuesve pasi refuzojnë të zhvendosen. Ata quhen “shtëpi gozhdë” dhe janë bërë të famshme. Në një rast një shtëpi mbeti në Changsha, edhe pse rreth e qark saj u ndërtua një qendër e madhe tregtare. Tani shtëpia është si gozhdë në oborrin e saj.