Gjurmet e viruseve te lashta nga miliona vjet me pare mund te gjenden ende brenda materialit tone gjenetik.
Shkencetaret kane studiuar gjenomet e specieve te ndryshmeper te kerkuar gjurmet e ketyre viruseve, dhe ajo qe zbuluan ata ishte se keto viruse ende lulezojne brenda specieve moderne duke perfshire edhe njerezit. Disa nga viruset kishin humbur aftesine e tyre per tu transferuar nga nje qelize ne tjetren dhe tani e jetojne gjithe ciklin e jetes se tyre brenda nje qelize te vetme.
“Kjo eshte historia e nje epidemie brenda gjenomeve te cdo kafshe, nje histori e cila ka vazdhuar per 100 mije vjet dhe qe vazhdon edhe sot,” tha autori i studimit Dr Robert Belshaw. “Ne dyshojme se keto viruse jane te detyruara te bejne nje zgjedhje: te mbajne esencen virale dhe me pas te perhapen midis kafsheve dhe specieve ose te zhvillohen brenda nje gjenomi dhe pastaj te perhapen masivisht ne brendesi te saj.”
Gjurmet e viruseve te lashta te cilat kane infektuar para miliona vjeteve paraardhesit tane, jane me te perhapura midis nesh se sa mendohej me pare. Ky studim tregoi se si viruset masivisht qysh prej epokes se dinozaureve ende lulezojne brenda nesh.