Ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka dërguar një mesazh mbi rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur.
Arvizu e konsideron median e lire, si nje faktor mjaft te rendesishem per te patur nje shoqeri dhe ekonomi te shendoshe. “Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët vuajnë, shoqëritë vuajnë, ekonomitë vuajnë”, shprehet Arvizu.
Me tej ai ka vleresuar kontributin se sakrificen e dhjetra gazetareve te kanosur, burgosur, kercenuar apo vrare, vetem se perpiqeshin te percillinin informacion per publikun. Duke prekur median ne Shqiperi ambasadori amerikan e shikon panoramen ne vend si te perzier. Nga njera ane vlereson nismen ligjore per shpifjen ne muajin shkurt, nga ana tjeter duke iu referuar raportit te Departamentit te Shtetit per te drejtat e njeriut, media ne Shqiperi vuan presionin politik dhe kercenimet ndaj gazetareve.
Duke cituar raportin Arvizu nenvizon, “Vazhduan forma të ndryshme të kanosjes ndaj medias. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike apo të biznesit. Shumë gazetarë u ankuan se mungesa e kontratave të punës për ta shpesh pengonte mundësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive". Ne fund amabasdori Arvizu inkurajon median e pavarur duke specifikuar se “E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur”.
tch